Si ndodhi kështu?!
I thonë vjeshtë e dytë,
po vjeshta nuk duket askund;
as gjethe të rëna,
as bar i tharë,
as re.
Në vjeshtë si në vjeshtë:
duhet patjetër diçka,
e mrekulluar prej bukurisë së vet,
të vdesë.
Sonte ky jam unë?
E pashë, e pashë, e pashë
varrin tim të madh në sytë e tu.
Të lutem, e dashur, thuaju njerëzve
s’i erdhi vdekja, e thirri ai.
I mrekulluar nga çasti kur ishim bashkë
shkoi vetë t’i bëhej vjeshtës kurban.