Kengetaret seksi te Eurovizionit 2008

Këngëtaret seksi të
Ajo ka zënë vendin e dytë në garën e "Miss World Talent Show", pas së cilës nënshkroi marrëveshjen me shtëpinë e produksionit "Sony Records". Rebeka ka dhe markën e vet të modës "Rebeka‘s Dream". Është mjaft e popullarizuar në vendin e vet dhe me vetëbesim thotë se delfini tatuazh në gjoksin e majtë të saj, është bërë simboli i Sllovenisë. Këngëtarja e Armenisë Sirusho, e ka regjistruar albumin e parë kur ka qenë 13 vjeçe. Në vendin e vet, ka popullaritet të pabesueshëm. Deri tani i ka marrë të gjitha çmimet e mundshme. Sirusho, e cila është e njohur edhe për spotet provokative, thotë se "Eurosong" është më tepër se garë.

Fitorja e "Eurovizionit" do të kishte rëndësi historike për Armeninë. E veçanta është, se ajo do të jetë këngëtarja e parë armenase që përfaqëson vendin e vet në "Eurosong". Marija Haukas Storeng përfaqëson Norvegjinë në "Eurovizion". Ka filluar të këndojë pesë vjeçe, ndërsa 11 vjeçe ka luajtur rolin kryesor në mjuzikëllin "Annie". Maria është bërë mjaft e njohur, pasi në vitin 2004 zuri vendin e gjashtë në "Pop idol". Momentalisht po përgatit albumin e ri që besohet se do ta titullojë "More"(Më tepër). "Dua më shumë nga jeta, më shumë muzikë, më shumë përvojë, më shumë miqësi..." thotë Maria simpatike. Ukrainasja Ana Lorak njihet në vendin e saj për zërin dhe për më tepër edhe për profilin e saj. Prej vitesh është këngëtarja më popullore. Para 19 vitesh ka marrë titullin e artistit ukrainas. Ana ka pozuar për revistën më të njohur për meshkuj dhe disa herë me radhë është shpallur ukrainasja më seksi. Lorak deri tani ka regjistruar dhjetë albume dhe ka luajtur në disa filma ukrainas.

Morena, përfaqësuesja e Maltës, e ka filluar karrierën e saj me grupin "Spectrum". Këngëtarja është quajtur "Vullkani i Mesdheut" dhe për herë të dytë është zgjedhur të marrë pjesë në "Eurosong". Për herën të parë mori pjesë në Maltë dhe zuri vendin e nëntë. "Dua të përfaqësohem shkëlqyeshëm në Beograd dhe shpresoj se me pak fat do t‘i çoj vendit tim trofeun e fitores", thotë Morena.

Kalomira në "Eurovizion"

Kalomira, 23-vjeçarja që do të përfaqësojë Greqinë në "Eurosong", thotë në një intervistë për "Blic", se është rritur në Amerikë. Kënga e saj është një përzierje e pop me RNB dhe quhet "Secret Combination".

Nga Gazeta Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama