Keni rënë në dashuri me një koleg? Jeni duke vlerësuar seriozisht avancimin e një bashkëpunëtori? Në çfarëdo niveli të jetë historia jote, dashuri profesionale, duhet të keni një gjë të qartë në mendje: nëse ka lindur brenda në zyrë, ajo është e destinuar të jetë një flirt dhe shumë, shumë e rrezikshme.
Jo për marrëdhënien në vetvete, por për faktin se nëse ajo përfundon, prej saj mund të gjenerojë një situatë që më pas mund të jetë shumë e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Por, nëse dashuria juaj është e rëndësishme dhe ia vlen të rrezikoni kaq shumë, së pari duhet të tregoni shumë kujdes me mënyrën tuaj të sjelljes, në mënyrë që të mos prekni ndjeshmërinë e kolegëve tuaj. Por si? Thjesht duke respektuar disa rregulla të mirësjelljes.
1- Keni një marrëdhënie dashurie brenda zyrës? Gjëja më e mirë është ta bëni publike, pasi kështu nuk do të rrezikoni t’ju shohin jashtë dhe të bëjnë komente mbi ju. Por, nëse është thjesht një flirt, evitoni ta bëni atë “publike” menjëherë, por prisni sa të kaloni periudhën e parë të dashurisë.
2- Nëse keni lidhje me shefin, mos kërkoni të keni privilegje që të tjerët nuk i kanë, si të merrni informacione të rezervuara për personelin, të largoheni më shpejt nga zyra, ose të bëni më shumë ditë pushimi. Në të njëjtën mënyrë, nëse shefi jeni ju, mos bëj diferencime midis të dashurit tënd dhe kolegëve të tjerë. Pra evito marrjen apo dhënien e favoreve.
3- Kur je vetëm me të, ai ka një sjellje të dashur dhe i sjellshëm, si të hap derën, sposton karrigen, etj? Nuk duhet të presësh më shumë në ambientin e punës. Nëse është i tillë me ju, duhet të sillet kështu edhe me gratë e tjera që janë në zyrë.
4- Në ambientet e zyrës asnjëherë mos trego më shumë konfidencë ndaj partnerit tënd. Para se të hyni në një dhomë trokisni ose kërkoni leje, siç veprojnë të gjithë kolegët e tjerë.
5- Nëse zyrtarisht jeni bashkë, asnjëherë mos u kyçni në një dhomë për një kohë të gjatë, madje do të ishte më mirë të mos e bënit këtë gjë. Kështu do të respektoni vendin e punës.
6- Nëse gjithnjë i keni folur me “ju”, vazhdo t’i drejtohesh në të njëjtën mënyrë. Mos e thërrit kurrë me përkëdheli apo me shkurtime.
7- Kurrë mos bëj “klan” në zyrë, por vazhdo sillu si më parë. Mos mbaj asnjë qëndrim dhe mos i kërko partnerit ta bëjë këtë.
8- Kurrë mos u puthni apo të keni sjellje dashurie para kolegëve, klientëve apo bashkëpunëtorëve tuaj.
9- Zënkat e dashurisë kurrë nuk duhet të sillen në zyrë, si dhe efektin e një “mbrëmjeje fantastike” që kaluat bashkë.
10- Daljet nën pretekstin profesional nuk janë të këshillueshme. Nëse vërtet duhet të dilni apo të keni një takim ose drekë pune jashtë zyrës, duhet të tregoni shumë kujdes, si dhe duke ruajtur aspektin profesional.