Në spitalin e përgjithshëm të Nuova Provincia në Nyanza, pjesë e Kenias perëndimore, vend i familjes së presidentit të ri amerikan, Pauline Adhiambo nuk ka ngurruar të zgjedhë emrat e të sapolindurve të saj.
Vetëm në këtë spital, për 8 të sapolinduar janë vendosur emrat ose Barack Obama, ose vec e vec, (Barak, ose Obama). Ndërkohë që fenomeni ka marrë udhë edhe në maternitete të tjera në Kenia.
"Kam folur me tim shoq dhe ramë dakord që emri i Barack Obamas do të ishte ideal për djalin tonë, sepse i gjithë qyteti dhe gjithë bota janë shumë entuziastë për oresidentin Obama, dhe për ne është një nder i madh”- ka thënë për AFP, Giuseppina Anyango Anyango, një nënë e re.
Në Freetoën, gjashtë fëmijë të lindur po sot në mëngjes mbajnë të njëjtin emër me presidentin e ri me ngjyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Bëhet fjalë për një ngjarje historike, jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por për gjithë botën”- ka thënë një nënë e lumutur për të voglin Barack, lindur në spitalin e Freetown.