Perse femrat durojne mosrehatine e takave te larta?
Takat e larta jane jo te rehatshme dhe e veshtiresojne te ecurit. Perdorimi i gjate i tyre mund te sjelle deme per kemben. Po perse atehere shume gra i veshin perdite? Pergjigjja qe te vjen ne mend menjehere eshte se me taka te larta ato do te terheqin me shume vemendje se me kepuce te sheshta. Perveçse te zgjasin, takat e larta e vendosin trupin ne pozicion te tille qe kraharori del perpara, ndersa fundi i kurrizit pozicionohet me mbrapa, duke nxjerre keshtu me ne pah nje figure femerore.
Por nese te gjitha femrat do te vishnin taka te larta, atehere te gjitha do te kishin kete pamje dhe sigurisht rezultati do te ishte shume me i vogel. Gjatesia, ne fund te fundit eshte nje fenomen relativ. Nje femer mund te jete me e gjate, nje tjeter me e shkurter, por nese te gjitha do te vishnin taka te larta rezultati do te ishte i njejte si ne rastin sikur te gjitha te kishin veshur kepuce te sheshta. Nese grate do te mund te zgjidhnin se bashku se çfare kepucesh te vishnin te gjitha mund te binin dakord per te sheshtat. Ato i veshin takat vetem sepse jo te gjitha e bejne kete duke fituar kesisoj paraqitje tjeter.
Perse veshjet e femrave dhe te meshkujve i kane kopsat ne kahe te kunderta?
Standardet e kopsave per veshjet femerore jane te kunderta me ato mashkullore. Perse ndodh kjo kur edhe per femren nuk do te perbente asnje lloj ndryshimi ne rast se kopsat do te vendoseshin ne te djathte te kemishes e jo ne te majte, siç ndodh aktualisht? Ne fund te fundit 90% e popullsise se planetit perdor doren e djathe si paresore, pra ky dallim nuk kishte pse te ekzistonte. Per kete rast na vjen ne ndihme historia. Kur kopsat u shfaqen per here te pare ne shekullin e 17-te, ato ishin vetem pjese e veshjeve te te pasurve. Ne ate kohe sipas zakonit meshkujt e pasur visheshin vete, ndersa femrat visheshin nga sherbetoret. Nese kopsat e veshjeve femerore do te ishin ne te majte te veshjes kjo do t’ua lehtesonte shume punen sherbetoreve te zonjave.
Ne rastin e burrave, kopsat ne krahun e djathte te veshjes ishin me komode jo vetem se meshkujt visheshin vete, por edhe se nje zgjidhje e tille perkonte me mire me mbajtjen e shpates. Sot, sigurisht qe asnje femer nuk vishet nga sherbetoret, ndaj perse kopsat vazhdojne te qendrojne ne ate krah si 300 vjet me pare? Ne ekonomi, kur vendoset nje norme eshte shume e veshtire qe te ndryshohet. Kjo vlen per kopsat, por edhe per shume gjera te tjera.
Perse shoferet e taksive vendosin ta mbarojne diten e punes me heret kur moti eshte me shi?
Ne shume qytete te medha, kur moti eshte me diell eshte shume e lehte qe te gjesh nje taksi, ndersa kur bie shi veshtiresia shtohet. Nje shpjegim i mundshem i kesaj eshte se shume njerez qe ne kohe te mire preferojne te ecin ne kembe, ne mot me shi marrin taksi. Por nje shpjegim tjeter eshte edhe se shoferet e taksive e mbarojne me shpejt diten e punes ne mot te keq. Po perse? Sipas nje sondazhi te fundit, arsyeja eshte se shume shofere taksie punojne derisa te arrijne objektivin e te ardhurave ditore. Ne ditet me diell do t’u duhen me shume ore per ta arritur kete gje, nderkohe qe kur bie shi ata e realizojne objektivin shume me shpejt per shkak te kerkeses se vazhdueshme. Largimi i tyre me i shpejte ne ditet me shi eshte ne kundershtim me rregullin se pikerisht ne nje dite te favorshme puna duhet zgjatur me shume.
Perse eshte e ligjshme qe t’i japesh makines kur je duke ngrene apo pire, por jo kur je duke folur ne celular?
Shembujt e ndryshem ne lidhje me perdorimin e celulareve ne momentin e dhenies se makines kane çuar ne formulimin e ligjit qe e ndalon perdorimin e tyre, perveç rastit kur shoferi perdor kufjet dhe i ka duart e lira. Por perveç celularit shoferet mund te kryejne njeherazi me drejtimin e makines edhe veprime te tjera njesoj te demshme si per shembull ata mund te hane, mund te pine, te ndryshojne CD, e madje ne disa raste edhe te bejne tualet. Po perse edhe keto veprimtari nuk jane te paligjshme?
Nje pergjigje e mundshme eshte se telefoni celular eshte me shperqendrues se veprimet e tjera. Shoferet qe diskutojne gjate kane me shume shans qe te humbasin vemendjen se ata qe jane duke ngrene per shembull. Por per sa i perket te folurit qe qenka kaq i rrezikshem, ai nuk i ndalohet shoferit kur eshte rasti i pasagjereve te tjere ne makine. Nga ana tjeter nuk qenka rasti i bisedave, pasi nese do te kesh kufje mund te flasesh lirshem dhe te jesh brenda ligjit. Kur ndodh qe te gjitha shpjegimet per te justifikuar racionalitetin e nje ligji bien poshte, nje strategji e mire do te ishte qe te shihej se si nje ligj ndikon ne te ardhurat e njerezve qe preken prej tij.
Keshtu, nese ligjvenesit do ta ishin ndaluar ngrenien e hamburgereve dhe pirjen e lengjeve gjate dhenies se makines, atehere shitjet e ushqimeve ne fast-food do te kishin rene ndjeshem. Kjo do te thote se ligjvenesit nuk merren me nje ligj te tille nga frika e reagimit te korporatave te fuqishme, te cilat do te benin namin. Nderkohe, duke lejuar foljen me celular permes kufijve ligjvenesit nuk perballen me asnje lloj rreziku, duke qene se shitesit e celulareve nuk do te pesonin as humbjen me te vogel, per shkak se ligji lejon perdorimin e kufijve. Madje, perfitimet e tyre do te ishin shume me te medha, duke qene se njerezit do te blinin kufje ne kete rast.
Perse eshte me e lehte te gjesh nje partner te ri, kur nderkohe e ke nje te tille?
Nje burre i ri zuri nje miqesi te ngushte me nje femer shume terheqese, por miqesia e tyre ishte thjesht platonike. Nje mbremje, gruaja e ftoi mikun e saj ne nje bar duke i thene: “Dua te te ndihmoj qe sonte te takosh ndonje vajze interesante”. Kur te dy ndodheshin ne lokal mikesha nisi qe te sillej shume ngrohte me shokun e saj, duke i perkedhelur krahun e duke u sjelle me te sikur te kishte pasur vertet lidhje intime. Gjate gjithe qendrimit te tyre ata ndodheshin ne qender te vemendjes se shume personave perreth. Ne nje moment gruaja tha se i kishte ardhur koha per t’u larguar e nderkohe e ftoi per nje kafe te nesermen.
Kur ajo u largua disa nga femrat terheqese qe ndodheshin ne lokal tentuan te kontaktonin me mashkullin qe kishte mbetur vetem. Nje fakt i tille e befasoi shume edhe ate vete. Perse, befas, gjithe keto femra simpatike po tregonin interes ndaj tij? Nje dite me pas, ndersa miqte po pinin kafe, mikesha nuk u çudit aspak nga ajo çka i kishte ndodhur mikut nje nate me pare ne bar, pas largimit te saj. “Une e dija shume mire se çfare do te ndodhte. eshte pak e veshtire qe te vendosesh per dike nese ia vlen apo jo t’i afrohesh vetem duke e pare nga jashte, por nese sheh qe ai ka vemendjen e nje femre terheqese, tregon se mashkulli ka vlera vertet dhe ky eshte nje sinjal shume i forte sa ia vlen qe te avancosh ne drejtim te tij”, i tha mikesha shokut te saj. Ne kete rast shkon shume edhe thenia e Bibles: “Atij qe ka do t’i jepet”.