Në panairin e punës kompania e cila ofronte më shumë vende punë ishte një kompani taksie.
Në sektorin e taksive në Tiranë, rishtazi, kanë hyrë disa kompani të organizuara. Këto kompani kanë makina taksi në pronësi të tyre dhe punësojnë shoferë. Ato janë të pajisur me një qendër koordinimi, me anë të së cilës shpërndajnë kërkesat dhe kontrrollojnë mjetet. Ky shërbim ofrohet shpesh më një cmim të ulët, të kontrolluar dhe të pajisura me taksimetër. Në pjesën tjetër të tregut veprojnë taksista të pavarur, çdo kush prej tyre pronar i makinës taksi. Ato kanë një vend qendrimi të caktuar nga bashkia; punojnë kur duan; me tarifat që ato duan.
Të gjithë taksistët që janë të punësuar në këto kompani janë të edukuar dhe të shkolluar.
Ne i kemi intervistuar këto taksistë për të kuptuar nëse me të vërtet qeveria ka të drejtë kur shprehet se shiptarët janë "dembel".
Taksistët punojnë gjatë ditë në javë, për 12 orë në ditë, me një pagë mesatare prej 35.000 lek në muaj. Pra ato paguhet 35.000 lek për rreth 300 orë punë në muaj, afërsisht 120 lek për orë. Kjo pagesë është 110 lek për orë më pak se një punë e rrezikshme në një fabrikë fasone. Nuk e dimë nëse kanë mundësi të marrin leje apo të bëjnë pushime. Ato, pavarësisht se marrin ndonjë shpërblim nga kompania, kanë përgjegjësinë e kundravajtjeve dhe të dëmeve të shkaktuar ndaj makinës.
Ndoshta, të paktën në këtë rast, problemi nuk qendron në kualifikimin profesional, siç deklarohet nga qeveria. Por, problemi qendron në mbikarkesën e punës së kërkuar nga sipërmarrësi, i cili është mësuar të mos ketë asnjë lloj kufiri.
A mundet një person të drejtojë një makinë për 12 orë rresht, në trafikun e ngarkuar të Tiranës, duke rrezikuar aksidente me makina dhe këmbësorë, për një pagë prej 35.000 lek?
A e lejon "Kodi i Punës" këtë gjë?
A janë këto marrëdhëniet e punës që kemi ndërtuar?