Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret

Kerkon pune? Trego qe je ndryshe nga te tjeret
Punëkërkuesit kanë pasur gjithnjë të njëjtën listë të aftësive shumë të kërkuara në rastet që donin të zinin një vend të mirë, ku përfshiheshin gjëra të tilla, si: kujdesi ndaj gramatikës në të shkruar apo saktësia si dhe aftësi dëgjuese të mira. Por tregu i sotëm i tejmbushur dhe me shumë përzgjedhje tregon se menaxherët e punësimit kanë filluar të bazohen në të tjera kërkesa.

Diktimi

Zakonisht kur aplikoni për punë listoni edhe aftësitë tuaja për pozicionin që kërkohet. Por thjesht mendimi: “Ju duhen aftësi organizative dhe komunikimi? I kam”, nuk ju bën punë. Çdo punëkërkues thotë të njëjtën gjë në letrën e tij. Këto ditë ju duhet të bëni më shumë se kaq. Duhet të kuptoni mes rreshtave, duke lexuar më shumë për punën dhe punëdhënësin, çfarë fshihet pas atyre kërkesave të shkruara në shpalljen e vendit të punës.

Cilat janë zgjedhjet tuaja? Ka gjithnjë diçka që fshihet pas në kërkesat që shoqërojnë këto kohë krize me ulje të shpenzimeve dhe mungesës së të aftëve në një industri. Kur e dini ose arrini të kuptoni se cila është ajo që mungon pas kësaj pune, keni diçka shumë të rëndësishme për t’i thënë menaxherit punësues. Deri atëherë, ju jeni thjesht një pikë uji në det.

Tregimi

“Kam etikë në punë dhe përshtatem me të gjithë llojet e njerëzit” është po njësoj si të thuash “sot në mëngjes hëngra drithër”. Madje, e para është më pak e besueshme. Gjithkush mund të këmbëngulë në këto karakteristika dhe gjithkush e thotë. Për të tërhequr vëmendjen e punëdhënësit, tregoni një histori të shkurtër por me efekt të fortë që tregon se ç’keni bërë kur punonit: “Kur produkti ynë nuk u shit mjaftueshëm një muaj, unë realizova një fushatë që na bëri të fitonim 45 000 euro vetëm nga porositë”, do të bënte më shumë përshtypje për mirë se çdo gjë tjetër që thua.

Zë njerëzor

Stili i vjetër i rezymeve me gjithçka të shkruar sipas një programi të caktuar, tashmë ka dalë jashtë mode. Zëri njerëzor në rezymenë tuaj do t’ju ndajë nga të gjithë punëkërkuesit e tjerë tipik. Mundohuni të zëvendësoni shprehjet që s’thonë asgjë me gjëra konkrete. P.sh. në vend të “arrita pritshmëritë” mund të bëni një panoramë të qartë duke thënë “pas punës sime i rrita shitjet me 14%4”. Mos kini frikë të përdorni fjalën “unë”. Njerëzit e vërtetë, si edhe shefi juaj i ardhshëm, përdorin zhargonin përditë.

Rilevimi

Një punëkërkues tipik ka vetëm një lloj rezymeje të cilën e ka të ruajtur në kompjuterin apo postën e vet elektronike dhe e përdor sa herë që shikon të hapet një vend pune, pavarësisht se për çfarë është. Një gjë e tillë nuk ëshët e mirë. Formimi juaj nuk do të jetë i rëndësishëm për punëmarrësin në rast se nuk thkesoni arritjet tuaja në punën e kaluar dhe që kanë shumë të përbashkëta me pozicionin për të cilin po aplikoni. Për një pozicion marketingu, tregojini lexuesit si keni krijuar një bazë të dhënash dhe aftësitë tuaja krijuese. Për një pozicion burimesh njerëzore, përshkruani rastet që ju është dashur të zgjidhni probleme të vështira njerëzore. Përditësojeni rezymenë tuaj aq herë sa është e nevojshme.

Vlera

Askush nuk do t’ju paguajnë nëse nuk keni vlerë, kështu që duhet të dini vlerën tuaj para se të filloni kërkimin e një pune.  Një dijeni e tillë do t’ju bëjë që të mos merrni më pak seç duhet në procesin e punësimit. Nëse ju dhe punëdhënësi keni ide shumë të ndryshme lidhur me sa vleni, bëni mirë të vazhdoni të kërkoni. Edhe në një krizë të tillë, aftësitë tuaja për të zgjidhur probleme të mëdha të punëdhënësit ia vlejnë. Armatosuni me informacion dhe më pas dilni dhe tregoni historinë tuaj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama