Kur intimja është sinonim i sensualitetit. Propozime dhe tendenca për pranverën dhe verën.
Objektivi: joshje. Sharmit të dantellave askush nuk mund t’i rezistojë. Këtë pranverë-verë veshjet intime më pikante do të jenë ato me ngjyrë të bardhë ose shampanjë për të nxjerrë në pah lëkurën e bronztë, të zezë për traditë dhe kumbull për një prekje seksuale dhe finesë intime.
Ëmbëlsisht romantike
Rozë dhe e kaltër. Ky është fjalëkalimi i tonaliteteve për momentet më të ëmbla.
Lule, ngjyra, pika... kështu mund të fillonte një vjershë për fëmijë. E këto duket se janë pikërisht motivet për të brendshmet e dedikuara më romantikeve, që nuk heqin dorë nga një tis i ëmbël naiv as kur bëhet fjalë për intimitet.
Marre nga : Revista Jeta