Ekspertët këshillojnë që këto ditë të nxehta vere të konsumoni sa më shumë karota, sallatë, rrepa, lakër, speca, domate, kajsi, luleshtrydhe dhe qershi, sepse ndihmojnë organizmin nga goditjet e diellit, por edhe lëkurën për t’u përgatitur për sezonin e plazhit.
Këto fruta dhe perime janë të pasura me vitaminën A, që ndihmon në prodhimin e pigmentit të melaminës në epidermë. Në krye të listës së ushqimeve të preferuara të stinës duhet të jenë karotat, të cilat përmbajnë 1200 mikrogramë vitaminë A. Më pas duhet të vijnë rrepat, që përmbajnë rreth 600 mikrogramë vitaminë A, të ndjekura nga rrepat, kajsitë, sallata, pjepri i verdhë dhe selinoja, specat, domatet, pjeshkat, kastraveci, luleshtrydhe dhe qershitë.