Alergjite
Kurre mos hiqni dore nga qumeshti
Nje grup mjekesh amerikane te Institutit Kombetar te Shendetit kane arritur ne perfundimin se edhe personat qe vuajne nga intoleranca e laktozes, nje lloj sheqeri qe permban qumeshti mungesa e deshires se qumeshtit, nuk duhet te heqin krejtesisht dore nga qumeshti dhe nenproduktet e tij, te cilat jane te pasura me ushqyes teper te rendesishem. Intoleranca ndaj laktozes, qe prek 40 per qind te njerezve, vjen nga prodhimi i paket i nje enzime, laktaza, e cila sherben per te tretur sheqerin. Normalisht, prodhimi i laktazes ne trup fillon te ulet gjate muajit te dyte te jetes dhe te disa individe, reduktohet aq shume sa shkakton intolerance.
Per fat te keq, pa qumeshtin dhe nenproduktet e tij ne diete, eshte e veshtire t’i kenaqim nevojat tona ushqyese. Keto lloj ushqimesh jane te pasura veçanerisht me kalcium dhe vitamine D, dy elemente shume te rendesishme gjate moshes se zhvillimit per te garantuar nje shendet te mire te kockave per gjithe jeten, dhe sasine e madhe te kalciumit. Lajmi i mire eshte se edhe personat qe vuajne nga intoleranca e laktozes nuk duhet ta ndajne qumeshtin dhe nenproduktet e tij nga dieta.
12 grame laktoze ne dite, qe gjenden te nje filxhan i madh me qumesht, jane normalisht te pranueshem nga kushdo pa asnje problem, ose maksimumi me simptoma jo shume tragjike. Sugjerimi i mjekeve eshte te mos i ndajne asnje dite keto produkte te shendetshme, dhe mundesisht jo me stomakun bosh. Per femijet, per shembull, nje gote qumesht e shoqeruar me nje kroasant eshte zgjedhja me e mire.
Zemra dhe udhetimet
Me i keshillueshem eshte treni
Udhetimet me avione mund te rrisin rrezikun e aritmise te pacientet qe vuajne nga zemra. Ky eshte perfundimi i nje studimi te prezantuar ne Shoqaten Amerikane te Zemres nga Eileen McNeely. Studiuesi ka pare me kujdes se çfare i ndodhte nje grupi personash te futur ne nje dhome hipobarike, ku improvizohej ambienti ne te cilin gjenden pasagjeret e nje avioni qe udheton per nje periudhe te variueshme nga dy ne pese ore. Ai zbuloi se simptomat qe lidheshin me rrahjet e çrregullta te zemres ishim me te shpeshta te personat qe vuanin nga zemra. “Dyoreshi eshte nje kohe relativisht e shkurter dhe nuk shkakton asnje problem te personat e shendetshem. Situata duhet kontrolluar te te moshuarit dhe kardiopatiket”, ishte komenti i Eileen McNeely.
Dieta te reja
Specat djeges eliminojne yndyren
Kush deshiron te dobesohet mund te provoje t’ia arrije qellimit me speca djeges, sepse ato rrisin temperaturen e trupit dhe ne kete menyre çlirojne metabolizmin, oksidimin e yndyres dhe shpenzojne energjine. Kjo eshte edhe arsyeja qe se shpejti do te hidhet ne treg nje produkt i ngjashem me specin e djeges, por pa shijen pikante, “Dtc”, i cili se fundmi ka qene edhe objekt i nje studimi nga dietologet e Qendres per Ushqyerjen e Njeriut, te cilet u kerkuan 30 personave qe kishin vendosur te mbanin nje diete hipokalorike te lengshme per nje muaj, te pinin edhe nje kokerr “Dct”. Me pas, dietologet u kerkuan atyre te verifikonin temperaturen e trupit pas çdo vakti. Keshtu, ata zbuluan se kush pinte nje kokerr “Dct” kishte nje shpenzim dyfish energjie ne krahasim me ata qe nuk e pinin dhe diferenca ishte e dukshme per disa ore pas vaktit.
Biotech
Organe fotokopje
Ene gjaku, kerce, lekure ose ind muskulor e ne nje te ardhme te afert edhe organe komplete si veshkat dhe melçia. Kjo eshte ajo mund te arrihet nga “bio-stampuesi” i pare komercial ne 3D i krijuar nga shkencetaret e San Diegos me bashkepunim me ata te “Invetech”. Si funksionon? Shkencetaret marrin disa qeliza staminale nga palca kurrizore e pacientit. Me pas shkencetaret i zhvillojne ne tipin e qelizave qe deshirojne, duke i mbledhur ne grupe 10-30 mije pikeza nga 100-500 mikron diameter. Me pas ne nje testim te dyte depozitohet nje pllake e perbere nga nje hidroxhel sheqernash. Pikezat perdoren nga makina si “boje” dhe depozitohen ne pozicion e duhur mbi pllake. Ai qe i drejton eshte nje “software”, i cili lejon te ndertohet nje model qelize para se te filloje realizimi fizik. Modelet e para te “bio-stampuesit” do te vihen ne dispozicion ne institute te ndryshme kerkimi. Fillimisht, shkencetaret do te punojne mbi indet e thjeshta, si lekura, muskujt, enet e gjakut.
Fitnes
Ne ajer te paster
Pese minuta aktivitet fizik ne ajer te paster. Kaq mjafton per te permiresuar humorin dhe per t’u ndier me mire, nuk ka rendesi nese eshte nje shetitje e thjeshte ne kopsht, apo ne liqen me barke. Kete e konfirmon nje studim i publikuar ne “Environmental Science & Techonology” nga Jules Pety dhe Jo Barton, te cilet kane qene te paret qe kane gjetur dozen minimale te aktivitetit fizik ne natyre, i cili eshte i mjaftueshem per te arritur efekte te mira mbi shendetin mendor. Dy studiuesit kane zbuluar se, pavaresisht llojit te aktivitetit fizik, jane te rinjte dhe personat me probleme mendore qe kane rezultate me te mira kur bejne ushtrime ne ajer te paster. Pretty dhe Burton kane zbuluar gjithashtu se ambientit te gjelber, po t’i bashkengjitet edhe nje tjeter blu (nje liqen ose pishine) efektet pozitive jane edhe me te medha.