Ja disa këshilla për ju që i përdorni dhe për ju që keni menduar t'i blini.
1. Kontrolloni gjithnjë datën e skandencës dhe kohën e përdorimit korrekt të lenteve dhe solucioneve pastruese.
2. Ndërroni cdo 3-6 muaj mbajtësen e lenteve.
3. Lajini dhe thajini mirë duart përpara se të vendosni apo hiqni lentet.
4. Mos i fusni lentet në solucione pastruese të tjera vec atyre që janë posacërisht për to.
5. Mos i lani me ujë të rrjedhshëm nga cesma sepse mund të merrni infeksione.
6. Pastroni shpesh mbajtësen e lenteve.
7. Mos i këmbeni lentet e kontaktit me asnjë person tjetër.
8. Mos flini kurrë pa i hequr lentet.
9. Hiqini lentet menjëherë sapo të ndjeni që lotoni apo që ju pengojnë. Mbani me vete një palë syze optike.
10. Tymi, alkooli dhe lëndët narkotike shkaktojnë dëme në sy në rast se mbani lente.