Edhe ushqimi është thelbësor në luftën kundër celulitit. Duhet që të konsumohen dy litra ujë në ditë dhe të reduktohet përdorimi i kripës. Po ashtu përpiquni që në dietën tuaj të përditshme të fusni frutat e pyllit që forcojnë kapilarët dhe enët e gjakut; ananasin që ndihmon në eliminimin e yndyrnave; portokallet, luleshtrydhet, limonat e domatet, pasi përmbajnë vitaminë C, e rëndësishme për të forcuar kapilarët.
Duhani duhet të evitohet sepse pengon qarkullimin e mirë të gjakut, duke penguar kështu oksigjenimin e qelizave.Po ashtu përpiquni të mbani veshje të ngushta ngjitur pas këmbëve. Përpiquni që 20 minuta në ditë të masazhoni këmbët tuaja duke nisur prej kaviljeve deri në pjesën e sipërme të kofshëve.