1.Të rishikoni ushqimin që konsumoni në mbrëmje: përpiquni të shmangni mishin, sepse përmban aminoacid, që stimulon procesin mendor. Gjithashtu evitoni edhe ushqime si kafeja, kakao, pijet alkoolike, piperin etj. Darka duhet të përbëhet nga ushqime të lehta vegjetariane.
2. Pirja e një gote qumësht i nxehtë përpara vajtjes në shtrat është shumë efikase. Tepër të vlefshme janë edhe pije qetësuese si çaji, apo kamomili.
3. Shmangia e aktiviteteve impenjative në mbrëmje, si për shembull, gjimnastika, sepse do të krijohej një stimulim fizik në kontrast me pushimin e duhur. Shumë e vlefshme do të ishte një banjo e nxehtë ç’lodhëse.
4. Gjithashtu duhet të dimë se pagjumësia mund të jetë tranzitore, ose të bëhet kronike. Tranzitorja është më e zakonshme, mund të shfaqet në çdo moshë dhe të shfaqet për një zakon jo korrekt të jetës, apo për stres. Prandaj duhen pasur parasysh rregullat thelbësore të shëndetit.