Keshilla per te pasur nje stil francez

Keshilla per te pasur nje stil francez
Si te behesh franceze? Jo, jo, nuk e kemi fjalen per procedurat qe nevojiten per te marre nenshtetesine apo se si te perfitosh nje vize qe te çon drejt e ne France. Çne qe te merremi me gjera te tilla aq te ftohta, qe kane lidhje me shkresurina?! Ne po flasim se si mund te arrish te kesh ate stil, ate sharm dhe ate natyre te pangaterrueshme qe kane fatin ta kene vetem te lindurat ne Paris. Ah, sa do doje te ishe nje prej tyre... mund edhe te behesh. Revista “Jeta” te vjen si gjithmone ne ndihme qe, me shume sesa nje franceze, te jesh nje femer mbi te gjitha elegante. Nuk lind dot e tille, apo jo?

Ne e kemi ditur gjithmone qe francezet, ose me mire ato fatlumet qe kane lindur ne Paris, jane femra shume sharmante, chic dhe dine te joshin aq bukur pa u munduar fare. Dhe te mendosh qe asnjera prej tyre nuk behet cope te mbushe garderoben me veshje markash te njohura qe prodhohen ne “maisons de mode” franceze, me te famshmet ne bote. Çudi, por ja qe ndodh, edhe pse ti mund te kesh enderruar gjithe jeten te kesh nje fustan haute couture Christian Dior, nuk eshte ky kushti qe do te te dhuroje pak stil Parisi. Sepse ne fakt, ato te vertetat rrethohen vertet nga mitet e modes, por nuk i lakmojne me çdo kusht. Epo atehere si te jesh franceze? Le ta marrim punen shtruar dhe t’ia nisim nje e nga nje.

MOS U LLANGOS

Nje gje eshte e sigurt. Nese do kesh fatin ndonje dite te shkelesh ne rruget e Parisit, nuk ke per te pare kurre nje vajze franceze te llangosur me dy gisht krem puder, me gjithfare hijezuesish neper kapaket e syve, me qerpike si erashke, molleza te skuqura dhe shkelqyes qe farfurit nen rrezet e diellit. Nje parisiene trukohet pak. I mjafton nje laps i zi per t’i dhene pak forme syve, pak pluhur gri per te theksuar cepin e syrit dhe nje shtrese fare e holle rimeli. Por me se shumti, produkti i vetem i makijazhit qe perdorin eshte buzekuqi (mundesisht i kuq), asgje me teper. U kuptuam?

MOS U NGARKO

Moda iken e vjen. Madje lind pikerisht aty, ne Paris, dhe te meson se tendenca e pranveres eshte qe te perdoresh varese sa me te medha, me gure e kristale. Modelet duken te adhurueshme teksa sfilojne per stilistet e famshem franceze, me bizhuteri te stermedha neper qafe, veshe dhe duar, ama ajo pamje thjesht shijohet dhe ngelet aty. Nje parisiene nuk e tepron kurre me bizhuterite. Jo se nuk vendos kurre te tilla, por gjithmone pa e tepruar. Nese ne sirtar ke nje komplet bizhuterish, mos i ver te gjitha: ose varesen, ose unazen, ose vathet. Nese nuk jane te çmuara? Pune e madhe fort! Rendesi ka stili. Komplimentet nuk do mungojne, te jesh e sigurt.

PERSONALIZO

E thame nje here: qe te dukesh ose te behesh nje parisiene, nuk do te thote qe te jesh e veshur koke e kembe me rroba te stiluara nga dizajneret franceze dhe te blera medoemos neper sallonet me emer te Frances. Jane aq pak ato qe i kane te tilla mundesi! Dhe mos mendoni se edhe ne Paris te gjitha vajzat munden te blejne ne dyqanet Lacroix, Chanel apo Gaultier. Ama ngelen gjithsesi vajza me stil dhe sharm. Po si? Duke veshur ate qe iu shkon, duke personalizuar look-un me nje aksesor te veçante. Nuk do te thote qe te veshesh dite e nate la petite robe noire. Mund te dukesh shume bukur dhe me nje pale xhinse, nje triko dhe rrip. Nese bluza rreshqet paksa mbi shpatullen e zbuluar, i je afruar edhe me shume look-ut parisien.

MeSO Te JOSHeSH

Te besh sikur s’ta ka qejfi dhe te presesh qe te te gjuajne? Jo, jo, nuk eshte kjo keshilla me e mire qe do te merrje nga nje vajze Parisi. Te hidhesh pa duar dhe te llomotitesh me ke te te dale perpara duke i bere syte e embel dhe duke i çuçuritur ne vesh? Ne asnje menyre! Duhet te dish te joshesh me karakterin tend, duke folur dhe duke bere gjeste te hijshme dhe te sigurta. Keshtu po qe nuk do dukesh seksi, as ndjellese, as e humbur, as mendjemadhe. Do jesh thjesht sharmante. Pikerisht kjo te duhet.

SI COKOLLATe
Nuk ka rendesi nese eshte dimer. Lekura nuk duhet te jete asnjehere e bardhe bore, si nordiket, qe s’kane pare plazh me sy. Nese lekura ka pamje te zeshket, do te thote se ti je ne gjendje te besh pushime ne çdo kohe, edhe ne dimer. Si nje franceze qe ka perthithur rrezet e pakta te Bretanjes. Sallone qe ofrojne ne çdo stine dhomat e solarit, eshte fare e thjeshte t’i gjesh.

AXHENDA E PASDITES

Kush tha qe duhet te mbyllesh ne shtepi? Mund te dalesh çdo dite te javes. Kurse te shtunen ne darke duhet te mbyllesh ne kuzhine dhe te gatuash per miqte qe ke ftuar per darke, duke zgjedhur pjata te lehta, si per shembull soufle. Po e diela? eshte e gjitha per familjen.

Ca zakone te perhershme

Nje parisiene ulet ne “Cafe de flore” ne bulevardin “Saint Germain”. Po nese jeton ne Tirane? Zgjidh restorante te vegjel dhe te qete per te darkuar me miqte. Qendro larg atyre te zhurmshmeve me muzike te larte dhe tym cigaresh dhe sidomos mos frekuento ato ambiente qe jane ne mode per momentin dhe ku mund te shohesh te gjitha fytyrat e para. Ti duhet te zgjedhesh vende te veçanta dhe te pish shampanje.

MOS FLI Ne PARUKERI

Ti mund te kujdesesh qe asnje fije floku te mos rebelohet dhe qe krehja te jete perfekte ne çdo çast, duke mallkuar eren qe filloi te fryje pikerisht ne momentin kur sapo ke dale nga parukeria. Epo, nese kerkon te kesh stiline nje parisieneje, nuk ke gje ne vije. Sepse nuk eshte e thene qe floket te jene te shtrira, si te hekurosura. Duhet te dukesh paska si e sapozgjuar nga gjumi ose t’i kapesh floket bisht kali. Gjatesia duhet te jete mesatare dhe ngjyra geshtenje. Dhe duhet te fillosh urgjentisht te kesh alergji nga floket e shtuar, kapjet dhe krehjet e ekzagjeruara. Ah, mos harrojme edhe ngjyren e verdhe, qendroji kilometra larg! Nje kukull e tille ne Paris do etiketohej thjesht si budallaqe! Ti nuk je e tille, apo jo?

AXHENDA E PASDITES

Kush tha qe duhet te mbyllesh ne shtepi? Mund te dalesh çdo dite te javes. Kurse te shtunen ne darke duhet te mbyllesh ne kuzhine dhe te gatuash per miqte qe ke ftuar per darke, duke zgjedhur pjata te lehta, si per shembull soufle. Po e diela? eshte e gjitha per familjen.

Nje kapele mbi floke (Si Orinda Huta)

Ne Tirane mund te mos jene ne mode, por ne Paris po. Kapela nuk duhet te mungoje. Nuk ka rregulla se si duhet te jete. Sepse ti je e lire te zgjedhesh nje berete njengjyreshe ose te jesh edhe ekstravagante. Te tjeret do te te komentojne dhe mund t’ju dukesh paska e çmendur? Mos e vrit mendjen fare. Si nje parisiene e vertete.

Mos harro lulet! (si Holta Dulaku)

Ne shtepi nuk mungojne kurre lulet natyrale te vendosura ne vazo kristali, por eshte dhurata qe ti ben zakonisht. I ble te fresketa ne dyqanet e luleve, siç ben nje parisiene çdo te diel ne mengjes dhe i vendos pastaj ne shporten e biçikletes tende te vjeter? Tani do thuash: “epo keto jane klishe!”. Le te jene..

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama