Pamja klasike, fundi, bluza dhe palltoja do te bejne qe te dukeni me e relaksuar, e jo teper zyrtare, ne rast se mbeshtillni menget e kemishes suaj. Jo teper, vetem disa cm.
Sandalet me gishta te çelur, nese kane forme ‘serioze’ mund te mbathen edhe ne vendin e punes. Natyrisht, ne nje rast te tille duhet qe me pare te beni nje pedikyr.
Mos u fshihni nen rroba te gjera si thes. Rrobat paksa me te ngushta (jo teper!) tregojne se jeni nje person serioz, me qellime te qendrueshme.
E zeza, e hirta, nuanca ‘teget’, te gjitha keto jane ngjyra te rrobave te punes, te zyres, por nuk eshte e thene se nuk mund te visheni me rroba me ngjyra te tjera. Te disa profesione, preferohet qe te visheni edhe me rroba te ngjyrave te tjera. Ngjyrat e gjalla jane aksesore te llojit te vet.
Ne vend qe te visheni ne menyre klasike: kostum dhe kemishe, freskojeni pamjen duke veshur pantallona dhe tunike, apo edhe ndonje bluze shik.
Personalitetin tuaj me se miri mund ta shprehni me stoli interesante. Vetem nje qafore efektive mjafton qe pamjen e ftohte profesionale, ta shnderroni ne nje pamje me te kendshme. Ne konsiderim vijne edhe vathet interesante, si dhe karficat e bukura, por kujdes qe te mos e teproni.
Rrobat tuaja gjithmone duhet te jene mire te hekurosura, kepucet e lyera, e floket e krehura. E dime, te gjitha keto i dini edhe ju, por a u permbaheni se?