Keshilla si te mos semureni ne kete kohe

Keshilla si te mos semureni ne kete kohe
Ne mengjes kohe me diell, ne mbremje me shi… Ne mengjes lodos dhe ne mbremje stuhi… Koha, here nxehet e here ftohet. Nderkohe qe temperaturat te cilat ndryshojne brenda dites ndikojne ne shendetin tone. Temperaturat ne vend, te cilat ulen e ngrihen rrezikojne seriozisht shendetin e njerezve. Duhet te analizojme pak dhe prishjen e sistemit te adaptimit te njeriut ne ndryshimet e papritura te kohes. Rruga e vetme per te ruajtur shendetin eshte te ushqyerit ne menyre te shendetshme, dhe nje stil i qendrueshem jetese.Filloni diten me nje leng te fresket frutash. Ushqimi qe duhet te konsumoni duhet te jete sa me natyral. Ajo qe ju keshillojme jane ushqimet e pasura me vitaminen C. Diten mund ta filloni me lengun e fresket te frutave jeshile dhe te verdha.

Nese keni dhimbje fyti apo kolliteni, hidhni dhe pak mjalte ne lengun tuaj.Ne vendin ku punoni mund te perdorni çaj bimor. Ata qe pjesen me te madhe te dites e kalojme ne zyre, per te qene sa me produktiv ne pune, keshillohet te marrin nga shtepia nje termus ku te fusin  xhenxhefil, kamomil, çaj mali dhe trendafil te eger. Ne kete menyre, jo vetem qe do te konsumoni lengje por do te ruani dhe shendetin .  Pekmezi dhe mjalti jane shume te dobishem. Sidomos per veçorite antioksiduese  dhe per mbrojtjen e sistemit imunitar.Flini te pakten 7-8 ore ne dite. Nese doni te ngriheni te çlodhur, duhet te beni nje gjume te rregullt.

Mos harroni qe trupi çlodhet dhe mbledh energji gjate fjetjes. Dushi i mbremjes ju ndihmon te beni nje gjume te rehatshem, ndersa dushi i mengjesit ju pergatit per diten. Edhe veçorite e ambientit ku flini kane shume rendesi. Ambientet shume te nxehta, te ftohta, me lageshtire, te pa ajrosura, prishin gjumin tuaj dhe dobesojne sistemin imunitar.

Ajroseni dhomen tuaj çdo dite, te pakten nje ore.Ne ndryshimet e menjehershme te kohes merrni nje doze plus vitamine C. Vitaminat C dhe B duhet te merren medoemos ne stinen e dimrit.Uji eshte nje mburoje per trupin tuaj. Forca e sistemit imunitar eshte e lidhur me funksionimin e rregullt te gojes dhe hundes, rrugeve te hyrjes. Pastrimi dhe funksionimi i mire i qelizave te vogla mbrojtese qe ndodhen ne keta rruge eshte i lidhur me konsumimin e bollshem te ujit. eshte e rendesishme te konsumohen 2-3 litra uje ne dite.

Pse eshte i rrezikshem ndryshimi i kohes?

Per te pasur nje jete normale trupi i njeriut ka nje temperature te caktuar . Kjo temperature eshte 36,5-37 grade. Ndryshimi i kushteve klimaterike, si: era, presioni atmosferik, nxehtesia, etj., e gjen te papergatitur mekanizmin e rregullimit te nxehtesise se trupit dhe behet shkak i semundjeve. Meqe edhe sistemi imunitar punon bashke me keta mekanizma, fuqia e trupit dobesohet. Keto periudha te ndryshimeve te menjehershme vihen re sidomos ne nderrimet e stineve.

Mos u vishni trashe

Gjate dimrit duhet te veshim veshje me ngjyre te erret, te cilat lejojne qarkullimin e gjakut. Ne vendet e ftohta eshte shume i rendesishem perdorimi i kapuçave, dorezave, shallit, per te mbrojtur pjeset e jashtme. Gjithashtu, duhet te perdorim te brendshme te cilat nuk te djersitin, dhe qe ajrosen lehte. Duhet te zgjidhni veshje te ndryshme ne menyre qe te visheni sipas temperatures. Veshjet shume te ngushta  apo te bollshme, nxjerrin probleme ne ruajtjen e nxehtesise se trupit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama