Keshillat e mjekeve per te qene te shendetshem

Keshillat e mjekeve per te qene te shendetshem
Tipat, mënyrat dhe sugjerimet e mëposhtme janë shpallur si rezultat i një kërkimi disa vjeçar në këtë fushë. Mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t’i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

1-  Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet  në 40 për qind, dyfishohet.

2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.

4- Lëngu i arrave të kokosit sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.

5-  Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera, dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.

6- Bel- dhurata më madhështore e natyrës, është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.

7-  Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen ët gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.

8-  Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas perëndimit të diellit apo një dite të lodhshme pune.

9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.

10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore : perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.

11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbërta, si: spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normës se tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.

12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.

13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi  i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje deh kalim në  mbipeshë.

15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes.

16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.

17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.

18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton pini ujë të ngrohtë.

19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë në  mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë që pini ujë të njëjtën sasi.

20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë por pak nga pak, me pushime të vogla.

21- Po ashtu tre herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote, etj.

22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.

23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundu. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.

24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.

25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.

26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.

27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.

28- Soja përmban 9 lloje vitaminash

29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.

30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

31- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.

32- Biokimiket në kombinim numër 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues I përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.

33- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.

34- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje prandaj përpiquni t’i shmangni ato .

35- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund  të shkaktojë  sëmundje të sistemit kardiovaskular.

36- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në  lëvizje për këtë nevojitet stërvitje dhe joga.

37- Lubrifikues-Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit  qarkullimin dhe lakueshmërinë.

38- Karrikimi i baterisë. Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.

39- Sistemi ftohës. Ç’lodhja furnizon freskinë e trupit.

40- Lëndë djegëse- një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.

41- Shofer i ekuilibruar. Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.

42- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.

43- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë,  sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.

44- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.

45- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetesës rritet.

46-  Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon  në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.

47- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2.

48-  Mbajeni trupin drejt.

49- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.

50-  Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.

51- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.

52- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetesës.

53- S’ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.

54- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.

55- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.

56- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi

57- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.

58- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.

59- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama