Mësoni të pushoni
Është e pamundur që të jeni në kontroll të vazhdueshëm të stresit që bën pjesë në jetën tuaj, por nga ana tjetër mund të kontrolloni mënyrën e përballimit të tij. Kështu, hapi i parë është që të identifikoni stresin dhe më pas sigurisht t‘i jepni vetes men-jëherë një moment pushimi. Kjo do të thotë që mund të bëni një pauzë për t‘i dhënë vetes mundësi që të merrni frymë thellë. Një këshillë e mirë do të ishin 5 frymëmarrje njëra pas tjetrës, sigurisht të thella dhe vetëm përmes hundës. Për të përballuar stresin, duhet të kesh strategjitë e duhura. Jo të gjithë relaksohen përmes jogës apo vrapit, ndaj është primare të gjejmë se cila është mënyra më e përshtatshme për relaksimin tonë.
Respektoni gojën
Pastrojini dhëmbët në mënyrë të përditshme, madje disa herë në ditë, dhe rezultati që do të keni do t‘ju japë shumë kënaqësi jo vetëm për sa i përket zbukurimit të buzëqeshjes. Shëndeti oral ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin e të gjithë trupit në përgjithësi, edhe pse na duket shpesh se goja është një zonë e veçuar. Kështu, e njëjta baktere që shkakton probleme me mishin e dhëmbëve në gojë, mund të shkaktojë një reaksion imunitar që çon në rrudhjen e lëkurës së fytyrës, apo edhe në sëmundje të zemrës. Shumë studime në këtë fushë kanë nxjerrë në pah lidhjen që ka shën-deti oral me sëmundje të ndryshme të trupit.
Pini ujë
Është një këshillë e vjetër, që shpesh konsiderohet edhe si dietë e mirë për të rënë në peshë, por ky nuk duhet të jetë shkaku parësor që duhet t‘ju bëjë të konsumoni ujë në mënyrë të vazh-dueshme dhe në sasi të mëdha gjatë gjithë ditës. Është e rëndësishme që uji të mos përmbajë shumë fluor për të parandaluar problemet me gojën.
Mos i ndiqni lajmet e orës 11:00
Ekonomia, lufta, parashikimi i një dite me stuhi apo me temperatura të larta... Të gjitha këto janë mënyra më e mirë për të bërë një gjumë të tra-zuar. Lajmet e orëve të vona të natës mund të të prishin një nga funksionet më të rëndësishme të trupit, gjumin, që është i domosdoshëm të bëhet në mënyrë sa më të shëndetshme që të jetë e mundur, pasi shpesh nga gjumi i natës varet edhe rendimenti i ditës. Për më tepër, një gjumë jo i mirë është shenjë, në mos simptomë e një shëndeti jo të mirë. Sipas një studimi, zakonisht personat që flenë më pak se 7 orë në ditë kanë tendencë që të sëmuren shumë më shpesh se ata që flenë mbi 7 orë. Ata që flenë pak janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj virusit të të ftohtit. Studime të tjera kanë gjetur një lidhje edhe mes të fjeturit të keq me obezitetin, apo me presionin e lartë e diabetin. Nëse nuk bëni dot pa TV para se të flini, atëherë këshilla më e mirë do të ishte që të ndiqni një komedi apo diçka të lehtë.
Gazeta Shqip