Keshillat me te mira per nje jete te lumtur bashkeshortore

Keshillat me te mira per nje jete te lumtur bashkeshortore
Ne fillim te marteses, jeta e perbashket nuk eshte aspak e lehte. Per kete shkak, duhet ta dini se, qe martesa te jete e suksesshme, me se shumti ka rendesi nje komunikim i mire.

Martesa nuk eshte shaka

Jane te shumte ata qe martohen ne moshe teper te re dhe mendojne se martesa eshte nje shaka, se mund ta provojne dhe, nese nuk shkon, nuk behet nami. Por, ekspertet thone se nje martese e deshtuar, perpos namit te keq qe i sjell personave, len edhe pasoja te shumta emocionale, te cilat ndikojne shume ne rrjedhen e martesave te tjera.

Mesohuni qe te komunikoni

Biseda konstruktive fokusohet ne ndjenjat dhe nevojat e partnerit, e jo ne informata. Mos flisni vetem sa per te thene diçka, por thoni se cilat jane nevojat dhe ndjenjat tuaja. Nese gjate dites nuk keni kohe per nje gje te tille, atehere shfrytezojeni mbremjen per te biseduar. Nuk duhet hezituar qe t’i shprehim mendimet dhe ndjenjat tona, meqe partneri jone bashkeshortor, pa marre parasysh se sa na njeh, nuk mundet ta dije me saktesi sesi ndihemi, nese ne nuk ia themi kete. Po ashtu, duhet te kemi durim qe te degjojme se çka na thote partneri jone bashkeshortor, me ate vemendje qe do te donim qe ai te na degjonte neve.

Ja disa parakushte te nevojshme per nje jete te lumtur bashkeshortore

Pavaresia ekonomike

Nese bashkeshortet varen ekonomikisht nga prinderit, kjo mund te sjell probleme. Keshtu, prinderit kane shkas qe te perzihen ne jeten e dy te rinjve, me çka pamundesojne ndertimin e nje lidhjeje te shendoshe midis tyre, e cila eshte baze e nje martese stabile.

Pjekuria emocionale

Njerezit jane te gatshem per jete bashkeshortore, vetem kur te jene te pjekur ne aspektin social, emocional dhe psikologjik per marrjen e pergjegjesive.

Mirekuptimi per partnerin martesor

Nje karakteristike e veçante e marteses stabile eshte edhe aftesia e degjimit dhe kuptimit te partnerit bashkeshortor. Njeri nder shkaqet me te shpeshta te pakenaqesise se shumices se te rinjve eshte mu ndjenja se partneri nuk i degjon dhe nuk i kupton.

Qellimet e perbashketa

Martesa nenkupton dy njerez qe jane te afte qe te kene jete te pavarur. Per nje martese te shendetshme eshte e nevojshme qe ta keni vizionin e jetes qe e deshironi, qe çdo dite t’ia kushtoni atij vizioni dhe ta perkrahni partnerin duke dhene shembull personal qe edhe ai te veproje njesoj sikurse ju.

Perkrahja e rrethit

Qe dikush te jete i kenaqur, ka nevoje edhe per perkrahjen e rrethit ku jeton. Çiftet me te lumtura bashkeshortore jane ato qe i kushtojne vemendje marredhenies midis tyre, por edhe marredhenieve me te tjeret.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama