Keshilli Bashkiak-PD Do bllokojme ne gjykate vendimin per agjencine Tirana Parking u shkelen procedurat

Fabjan Topollaj 13 nentorTIRANË, 13 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike deklaron se do të bllokojë në gjykatë vendimin Agjencia "Tirana Parking", duke e konsideruar vendimin e Këshillit Bashkiak si një manovër juridike për të rritur taksat për qytetarët.

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Fabian Topollaj, në një deklaratë për mediat paraditen e së premtes u shpreh se "Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkise, Veliaj, shpejtoi të kalonte pa debat krijimin e agjencisë "Tirana Parking" si instrumenti që do të rrjepjë qytetarët me tarifat e parkimit në 71 rrugë të kryeqytetit, tarifa këto më të larta se të gjithë kryeqytetet e rajonit dhe nga më të lartat në Europë".

"Kryetari i Bashkisë, Veliaj, është kujdesur të shtojë edhe një taksë të re për te gjithë qytetarët e Tiranës, taksën e parkimit te mjeteve, e cila varion nga 100 lekë ora për mbi 30 rrugë të Tiranës, në 400 lekë ora në mbi 30 rrugë të tjera. Agjencia "Tirana Parking" nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të kryeqytetit", theksoi ai.

"Partia Demokratike do të denoncojë këtë procedurë korruptive dhe do të bllokojë zbatimin e vendimit duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqësore për shkak se akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore", tha Topollaj. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama