Keshilli Kombetar per shoqerine civile miratohet pr/ligji

TIRANË, 2 Nëntor/ATSH/.- Komisioni për Punën dhe Çështjet Sociale miratoi të hënën projektligjin "Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile". Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, prezantoi draftin, që parashikon krijimin dhe funksionimin e këtij Këshilli, një strukturë këshillimore e autonome pranë qeverisë, e cila do të garantojë bashkëpunimin institucional me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri, në dobi të zgjerimit të demokracisë dhe konsolidimit të qeverisjes së mirë.
Pr/ligji përputhet me rekomandimin kryesor të BE-së për bashkëpunim midis institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar do të përbëhet nga 13 përfaqësues të institucioneve publike, 13 përfaqësues të OJF-ve, si dhe një përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
Gjatë mbledhjes së sotme, deputetët e opozitës bënë disa propozime, që u morën në konsideratë nga anëtarët e komisionit, gjatë shqyrtimit nen për nen të projektligjit. /a.s/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama