TIRANË, 11 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Bashkisë së Tiranës thote se do të zgjidhet problemi i parkimit ne kryeqytet dhe se do të garantohet parkim falas për residentët në kryeqytet.
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur sot për të diskutuar disa probleme dhe projekt-vendime si, parkimet në Tiranë, krijimi i një axhensie menaxhimi, projekt-vendimi për indeksimin e pagave, shkrirjen e policisë se komunave në policinë bashkiake, si dhe hapjen e numrit të llogarisë për menaxhimin e banesave sociale.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj në fjalën e tij në Keshillin bashkiak u shpreh se "sot kemi një paketë të ngjeshur votimesh për të mirën e qytetit dhe vendimi i parë ka të bëjë me Tirana-parking , kur ështe konsolidur ideja e qyteteve moderne të civilizuara në të gjithë vendet e botës dhe ku dimë si funksionon trafiku. Ne provuam një parking pilot te sheshi "Itali" dhe sot i ky parkinm i sjell bashkisë së Tiranës rreth 30 mijë euro në muaj. Do të thotë që për njerëz që nuk kane vend ku te lenë makinën tashme , ka një vend të pastër dhe të sigurtë ku marrin një kupon dhe ku të ardhurat vijnë në Bashki. Tashme na duhet një agjenci e mirëfilltë që merret me parkimet e qytetit sepse duhet të kemi një menaxhim më të mirë si duke dekurajuar përdorimin e makinave ashtu të garantoje edhe trasportin publik. Së shpejti do te kemi një parkim tjetër pilot në rrugën "Dritan Hoxha", ku do të këtë tre korsi dhe një për atobuzin dhe një korsi për bicikletat".
"Parkimi në Tiranë është një problem i madh dhe ne do ta zgjidhim, madje edhe një lajm të mirë është se residentët e kanë parkimin falas" tha Veliaj.
"Projekt-vendimi tjetër është për pagat dhe Indeksi i pagave të bashkisë . Ju kërkoj të bëjmë një amendim që kryetari dhe n/kryetari i bashkisë të mos përfshihen në këtë indeksim të pagave. Për pjesën tjetër , dua tu jap për këdo që ka punuar në shtet , nje indeksimn e pagës e cila ka shtatë vjet që nuk është bërë. KLSH i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë paraardhës të bëjë indeksin e pagave.
Një tjetër pikë është dhe Shkrirja e policisë së komunave në policinë bashkiake dhe e fundit është hapja e një llogaria bankare për banesat sociale", tha Veliaj.
/f.n/