Keshilli i Evropes ndalon synetllikun kritikohet nga Turqia dhe Izraeli... Shqiperia votoi pro

Keshilli i Evropes ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli... Shqiperia votoi pro

Plani për të ndaluar bërjen synet të fëmijëve mysliman ka ngjallur zemërim tek myslimanët në Evropë, vecanërisht te turqit që jetojnë në Gjermani. Syneti, i cili konsiderohet si praktikë fetare tek myslimanët, por edhe tek çifutët, u ndalua përmes një rezolute të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) në fillim të tetorit.

Pasi APKE miratoi planin e propozuar nga një deputete gjermane, Marlene Rupprecht, Turqia nuk hezitoi të kritikojë vendimin. Ambasadorja e Turqisë në APKE, Nursuna Memecan, tha se rreth 4 milion turq që jetojnë në vende të ndryshme në Evropë, vecanërisht në Gjermani, janë duke u provokuar përmes mësaj mase të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese. Këtë rezolutë e ka kritikuar ashpër edhe Izraeli, një vend që e ka praktikë fetare bërjen synet të djemve që në lindje.

Ndërsa Shqipëria me një popullsi në shumicë myslimane, ku praktikohet si rit fetar rrethprerja që në vogëli, ka votuar pro rezolutës. Gjithashtu nuk ka pasur akoma ndonjë reagim nga ana e komunitetit fetar Mysliman në vend.

Rezoluta u miratua me 77 vota për dhe 19 vota kundër. Raporti gjithashtu thekson se fëmijët nuk mund të bëhen synet para moshës 14 vjeçare dhe pa pëlqimin e tyre. Rezoluta thotë gjithashtu se syneti duhet të kryhet nga profesionistë të kualifikuar, konkretisht kirurgët, e që paraqet një goditje kundër mjekëve të pakualifikuar për këtë ndërhyrje të thjeshtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama