Keshilli i Mandateve kerkese Gjykates Kushtetuese per interpretim per mandatin e deputetit Mark Frroku

Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (1)TIRANË, 20 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, çeli te marten pasdite, mbledhjen e Këshillit te Mandateve dhe Rregullores në Kryesinë e Kuvendit për të vlerësuar mandatetet e deputeteve Mark Frroku dhe Arben Ndoka.

Avokati i Frrokut, Sajmir Vishaj, kishte pretendime lidhur me mbledhjen e sotme, duke u shprehur se "jemi vënë në dijeni nga njoftimi i zyrës së Kuvendit të Shqipërisë, ndaj kërkojmë shpjegime të detajuara për sa i takon kërkesës".

Kryetari i Kuvendit, Meta, theksoi se "Kjo mbledhje është lajmëruar përpara se të kishte një kërkesë të posaçme të deputetit te PD-se, Arben Ristani dhe arsyeja kryesore pse kjo mbledhje është gjykuar për t'u realizuar ka ardhur për faktin se kemi rastin e parë me të cilën ndeshemi në këtë praktikë, ku vihet në diskutim çeshtja e mandatit të një deputeti dhe për të cilën shërbimi i seances ka kërkuar një shqyrtim apo një gjykim nga Këshilli i Mandateve dhe Rregullores".

Mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin"Ne kemi një kërkesë zyrtare nga deputeti Ristani për mandatin e deputetit Mark Frroku dhe deputeti Arben Ndoka. Do ta quajme të mbyllur këtë çështje në aspektin juridik persa i përket deputetit Ndoka, pasi ai ka kerkuar dorëheqjen, ndërsa per rastin e Frrokut, kemi dy nxitje, një për faktin se shërbimet e Kuvendit kërkojnë interpretim dhe rasti tjetër, kemi një kërkesë nga deputetë dhe pastaj një pretendim të avokatit që kërkon që t'i kishte më të qarta kerkesat", tha Meta.

Ndërsa deputeti i PD-së, Arben Ristani, në fjalën e tij u shpreh se, " ka rreth dy muaj që kërkesa nuk ka gjetur rrugën e saj. Ne jemi për dekriminalizim jo vetëm të parlamentit, por dhe të administratës dhe ne për ketë kemi arritur një marrëveshje mazhorancë-opozitë, janë miratura draft-ligje dhe ende nuk ka marrë rrugë".

Mungesa e Frrokut në Parlament erdhi pas vendimit të Gjykatës së Lartë më arrest me burg, duke qenë se ai akuzohet nga atoritetet belge si i përfshirë në një vrasje në vitin 1999. Ndersa deputeti Ndoka ka dhene doreheqjen.

Mbledhja me pas vazhdoi me dyer te mbyllura. Ne perfundim te mbledhjes, Keshilli i Mandateve vendosi qe deputeti Arben Ndoka nuk eshte me pjese e Kuvendit te Shqiperise, pasi ka dhene doreheqjen, ndersa per rastin e deputetit Mark Frroku u vendos qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese për interpretimin e Nenit 71 te Kushtetutes. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama