TIRANË, 29 Tetor/ATSH/.- Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve miratoi të enjten propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'i dhënë mandatin e deputetit, Eduart Ndocaj, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Ndoken, i dorëhequr dy muaj me pare. Nga verifikimi i mandatit të Ndocajt ne Këshill nuk rezultoi asnjë paligjmëri që ta pengojë atë të bëjë betimin në seancë plenare.
Pak ditë më parë, KQZ pranoi dorëheqjen nga mandati i parlamentarit të Arben Ndokës, duke e plotësuar vakancën e krijuar në parlament me kandidatin pasues në listën shumemërore të Partisë Socialiste, qe eshte Eduart Ndocaj.
Në listë fillimisht vinte emri i Ndrec Ndue Dedajt, por zgjedhja e tij në postin e kryebashkiakut të Mirditës, e detyroi KQZ-në që t'ia kalonte mandatin kandidatit vijues Eduart Ndocaj.
Në fillim të seancës së sotme pritet të zhvillohet ceremonia e betimit të z.Ndocaj, si kusht për të filluar ushtrimin e mandatit të deputetit. /a.s/ /a.ke/