Keshilli per Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin shqyrton mandatin e Valentinaj Leskaj

Selia-Kuvendit-270x200TIRANË, 21 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka shqyrtuar sot kerkesën e Grupit Parlamentarë të PD-së, për heqjen e mandatin të deputetes Valentinaj Leskaj, me pretendimin se ka shkelur kushtetutën duke u bërë pjesë e konfliktit të interesit.

Përfaqësuesi i Grupit Parlamentarë të PD-së, Arben Ristani bëri kërkesë për heqjen e Mandatit të deputetes, Valentinal Leskaj duke sjellë argumentimin e tij ligjor.

"Siç është bërë publike një nga djemte e deputetes Leskaj ka përfituar nga pasuria publike me koncesion në një segmet të hekurudhës shqiptare. Tashme rasti është berë publik, ndërsa djali tjetër me 4 nëntor 2014 në Ministrinë e Buqësisë ka përfituar miliona lekë . Po keshtu edhe me datë 11 qershor 2015, ka përfituar bonus nga Ministria e Bujqesisë. Të dyja keto kontrata jane të lidhura me institucione shtetërore dhe para publike. Sipas kushtetutës nenit 70 të saj deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyre tjetër shtetërore dhe çdo rast i papajtueshmërisë dënohet me ligj. Po kështu neni 71 i kushtetutës ndalon lidhjen e kontratën apo nënkontratë me institucionet publike. Menjëherë pas denoncimit të PD-së djemte e deputetes Leskaj kanë shitur kontratat. Për këto prova ne mendojmë se deputetja është në konflikt interesi dhe mandati i deputetes Valentina Leskaj duhet të mbarojë", tha Ristani në kërkesën në emër të grupit të PD-së.

Avokati i deputetes Valentinaj Leska, Artan Hajdari argumentoi se " në cilësine mbrojtësit të deputetes Leskaj ne kemi paraqitur parashkresën tonë dhe argumetat tona, se pretendimet e paraqitura nga Grupi Parlametar i Partisë Demokratike me nismën e 22 deputetve, e sjellë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, kryesisht për heqjen e mandatit të deputes Leskaj, nuk janë të bazuara në interpretimin e kushtetues dhe ligjor që mund të shkojnë në keto raste që parashikon neni 70 pika 2 të kushtetutës që lidhet me rastet e tjera të papajtueshmëris që i referohen ligjeve të posacme. Pra do të doja të saktësoja disa çeshtje në lidhje me rrethanat e faktit që u parashtruan nga Ristani të cilat kanë të bëjnë më raportin me të dy djemte e zonjës Leska në lidhje me kontaratat e institucioneve shtetërore në bashkëpunim me kompanitë e tjera për të marrë pjesë në procedura tenderimi të fondeve të ndryeshm. Tenderi për të cilën pretendon përfaqesuesi i PD-së në Ministrisë së Bujqësise është e vertete por fondet kanë qene të Bankes Botërore dhe jo të Ministrisë sic pretendohet".

Avokati Hajdari në argumentimin e tij solli prova dhe fakte se deputetja Valentina Leskaj nuk është në konflikt interesi dhe për llogjik nuk është në kushtet e mbarimit të mandatit./vijon/

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama