Keshtu nuk vritet nje grua

Keshtu nuk vritet nje grua

Kjo qe do t’ju tregoj tani, ndodhi ditet e para te nje pranvere.

 

“Kultura e tepërt i prish njerëzit, përsëriti tregtari, duke vështruar zonjën me përçmim…Tani rrahin të më mbushin mendjen se e respektojnë një grua. Disa i lirojnë vendin, i ngrenë kapelen; të tjerët i njohin të drejtën për t’u caktuar në çdo detyrë, për të marrë pjesë në qeverisjen e shtetit…Dhe ndonëse këtë e bëjnë të gjithë, prapë mendimi për gruan mbetet po ai që ka qenë: një mjet eglendisjeje. Njësoj si skllave…Kështu e kanë edukuar që në fëmijëri dhe, opinioni shoqëror po atë mendim ka për të. Pra ajo është po aq e poshtëruar, është po aq skllave e zvetënuar, kurse Burri, po ai skllavopronar i korruptuar…Me atë edukatë nënvleftësimi ndaj vetes që i mëkojnë, ajo gjithmonë ka për të mbetur një krijesë e ulët. Ajo do të katandiset jo gjer në shkallën e kafshës, por të sendeve ose do të jetë ashtu, ashtu siç është në shumicën e rasteve e sëmurë shpirtërisht, histerike dhe fatkeqe. Një mëkatar edhe mund ta frenojë veten, edhe mund të luftojë për arritjen e një qëllimi, por marrëdhënie të sinqerta dhe vëllazërore me një Grua ai s’mund të ketë më kurrë…Edhe unë u bëra mëkatar dhe i këtillë mbeta…Ata, muzikantët, luajtën Sonatën e Krojcerit të Bethovenit, muzika ka një forcë të madhe ndikuese. Ajo as të lartëson e as të poshtëron, por vetëm të trondit…Shumë kohë më vonë, edhe kur e mora veten më kujtohet ai çast kur hyra në dhomë, më dëgjohen ata tinguj. E dija se do të vrisja një Grua, një grua të pambrojtur. Dhe kur e bëra këtë fakt të kryer, e ndjeva se kisha bërë diçka të lemerishme dhe me t’i ngulur thikën, e nxora aty për aty. Ajo brofi në këmbë dhe klithi: “Ai më vrau”, -marrë nga libri i Leon Tolstoit, “Sonata e Krojcerit”.

 

Kjo që do t’ju tregoj tani, ndodhi në ditët më të ftohta të një dimri.



“Varfëria e madhe e bën gruan si eshkë, i ashpërson fytin, e rrudhos, e mbledh, e forcon, përsëriti nëna vrasëse, dukë vështruar me përçmim në memorien e saj imazhet e burrit të saj…Tani shpirti më thotë të fal për atë që kam bërë. Kam kryer një krim makabër, kalova në pavetëdije, jam një mëkatare, por para dhunimit dhe përdhunimit të tij do ta kisha bërë përsëri këtë krim. Këtu në qeli kupton se asgjë nuk ka ndryshuar. Ne i lindim djajtë tanë, ata, burrat janë skllavopronarët e shpirtit tonë, ata na e sëmurin atë, na e histerizojnë ndjeshmërinë, na kthejnë në fatkeqe, na trajtojnë si skllave, na nënvleftësojnë, na zvetënojnë, na poshtërojnë dhe na rrisin dellin e krimit”. Një mëkatare fal për një kohë, lufton të heshtë e të ruajë sekretin e dhimbjeve fizike, por marrëdhënie të sinqerta dhe vëllazërore me një Burrë ajo s’mund të ketë më kurrë…”Edhe unë u bëra mëkatare dhe e këtillë mbeta…Ata, fëmijët e mi, me barkun bosh, me duart akull, të lemerisur u fshehën nga ulërimat e babait të tyre, pijanecit kronik, ulërima ka një forcë të madhe ankthi e frike. Ajo të poshtëron, të trondit…Shumë kohë më vonë, kur e mora veten më kujtohet ai çast i ftohtë kur u rraha me grushta e shqelma për të 100-ën herë, i mora kazmën nga duart e dehura përbindëshit, m’u errën sytë, u çmenda dhe nuk di ç’bëra, i rashë me kazmë në kokë, e shtyva tej dhe kur pashë se çfarë kisha bërë, klitha: “Unë e vrava atë”, -marrë nga dëshmitë e një të burgosure P.M në burgun 325, Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama