Kete jave temperaturat do te arrijne ne 38 grade

Kete jave, temperaturat do te arrijne ne 38 grade
Te pakten keshtu paralajmerojne specialistet e motit ne perputhje me ate çka tregojne aparaturat e sofistikuara te kohes. Po keshtu, shirat do te qendrojne larg, per te pritur kohen e tyre, qe ne perputhje me ngrohjen globale vazhdon te tkurret.

Parashikimi

Meteorologet parashikojne qe java ne ardhje do te jete e nxehte, me temperatura qe shkojne deri ne 38 grade Celsius. Si pasoje e nje mase te ngrohte nga Afrika e Veriut, Mesdheu po perjeton temperatura te larta, por qe sipas meteorologeve keto jane temperatura te cilat priteshin per muajin qershor, qe parashikohet t’i kaloje dhe 40 grade Celsius.

“Per javen qe vjen, duke nisur nga dita e marte, temperaturat do shenojne rritje me dy apo tre grade, dhe ndoshta me shume ne zonat e uleta, duke arritur maksimumin e tyre diten e merkure dhe te enjte. Vlera maksimale qe pritet te shenohet eshte 37 mbase dhe 38 grade Celsius”, ben te ditur Tanja Porja, meteorologe.

Por, per javen qe vjen, situata termike do te jete problematike per zonat malore, te cilat nuk kane perjetuar vlera teper te larta ne kete fillim vere. “Problematike do te jene dhe zonat malore, te cilat pritet te shenojne vlera rreth 33 apo 34 grade, ndoshta me lart se kaq, nese permendim zona si Kopliku, Kukesi, Peshkopia etj.”, vijon Porja. Nderkohe, sinoptikanet thone se deri diten e enjte te javes qe vjen, shirat nuk do te jene ne qarkullim ne te gjithe territorin e vendit.

Ngrohja

Rreziku nga ngrohja globale nuk perjashton as vendin tone. Por specialistet shprehen se mungojne studimet shqiptare, te cilat lidhen me efektet qe pritet te shkaktoje ky fenomen, per te percaktuar me pas masat qe duhen marre, ne menyre qe pasojat te jene sa me te lehta.

Ndonese te dhenat nderkombetare tregojne se hemisfera jugore e globit eshte me e prekur nga ngrohja globale, serish rreziku i reduktimit te reshjeve mbetet prezent.

 

 

 

Top Channel


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama