Floket me vale jane me praktiket
Vendosni shkume ne floket e thare, perhapeni ne floke, thajini floket pak me tharese flokesh, e pastaj krihni ato. Me mjete per modelimin e flokeve ne fund te flokeve mund te beni vale interesante ose kaçurrela spirale. Per nje vellim me te madh shperndani floket me duar ose hidhni floket mbi koke dhe krihni ato. Nese keni floke me dredha natyrale, atehere keni modelin ideal te flokeve per stinen e veres.
Nese i mblidhni floket do ta keni me pak nxehte
Nese i mblidhni floket ne menyre elegante, eshte nje model ideal per vend te punes ose per dalje te mbremjes gjate veres. Qe t’i mblidhni floket ne menyre te duhur, i krihni floket prapa, i lidhni ne nje bishtalec, dhe pastaj me te dy duart i sillni dhe i mblidhni perreth lidheses per floke. Fundin e flokeve e fusni nen floket e mbledhur dhe e shtrengoni me kapese flokesh. Qimet e shkurta qe dalin jashte do t’i qetesoni duke sperkatur floket me llak flokesh. Ky model i flokeve u rri mire edhe vajzave te reja edhe femrave me te pjekura.
Gershetat jane me romantiket
Modelet e flokeve me bishtalec te gershetuar, gershetat e mbledhura ne zverk, kurore ose te mbeshtjella rreth kokes jane modele mjaft praktike per dite te nxehta. Ky trend ofron mundesine e eksperimentimit dhe formimin e nje numri te madh te modeleve te ndryshme. Per te bere gershete ne menyre te duhur, eshte e nevojshme qe ne floke kohe pas kohe te vendosni shkume ose xhel per floke.