Keti Bazhdari merr cmimin e Filantropise si individ

Keti Bazhdari merr cmimin e Filantropise si individ

Organizata “Partners Albania” nderoi biznesmenen shkodrane, Keti Bazhdari, me çmimin vjetor të Filantropisë “për kontribut të veçantë në fushën e artit dhe kulturës në mbështetje të artistëve të rinj e pasurimin e jetës kulturore në qytetin e Shkodrës, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për grupet në nevojë”.

Kjo organizatë ka krijuar një traditë në dhënien e çmimeve vjetore të Filantropisë, i cili synon të mos lërë në harresë këtë traditë, dhe duke shprehur mirënjohjen për individë dhe organizata që kontribuojnë në përmirësimin e jetës në shoqëri.

Çmimet u ndanë të premte në Hotel Sheraton, për individë në nivel kombëtar dhe lokal.

Zonja Keti Bazhdari, e cila mori çmimin si individ, tha se “vlerësimi me këtë çmim, jo vetëm është një shenjë mirënjohje nga gjithë përfituesit për mua personalisht, por dhe një nxitje për të shtuar veprimtarinë filantropike”.

Bazhdari njihet në Shkodër si një biznesmene që nxit lëvizjen kulturore me mbështetjen e saj financiare dhe mbështet krijuesit e rinj, veçanërisht artistët që kanë nevojë për promovim.

Ajo ka ndihmuar festivale muzike, botime dhe promovime librash, fëmijë jetimë, veteranë dhe të persekutuar të regjimit komunist, si dhe ka ndihmuar qytetarët gjatë përmbytjeve në Shkodër.

Zonja Bazhdari është qe prej vitit 2002 administratore e kompanisë “Bella Confex”, që punon në fushën e konfeksioneve e që prej pesë vitesh është e njohur në publik edhe për angazhimin e saj politik si pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste.

Çmimin për biznesin për kontributin në nivel kombetar e mori fondacioni AMC, për rikonstruksionin e godinës së shtëpisë së moshuarve në qytetin e Fierit, ndërsa çmimin e mirenjohjes e mori zonja Kozara Kati.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama