-Paketimi i këtij kremi anti rrudhë nga BB Royal është i zbukuruar me kristale Swarovski, me diamante e ar. Çmimi: 2800 euro për 60 ml.
-Një veshje për iPod, e mbushur me 430 diamante të vegjël, kushton 27 500 euro. Ka dalë në ankand nga eksperti britanik i bizhuterive, Thomas Hyerdahl.
-Yje si Anxhelina Zholi e Guin Stefani mund të flenë mbi këtë dyshek të punuar me dorë nga Vividus Cross në Suedi. Çmimi: 60 mijë euro.
-Çdo puthje ia vlen: Kush blen një buzëkuq nga “Kiss Kiss Or& Diamonds”, duhet të paguajë 45 mijë euro.
-Jahti i Roman Abramoviç ka një sistem mbrojtje nga raketat. Nuk ka faj, është jahti më i shtrenjtë në botë. Çmimi: 335 milion euro.
-Një iPhone 4 nuk është i lirë, por një i tillë i veshur me diamante 7.8 karatëshe nga Stuart Hughes kushton 5.5 milion euro.
-Me një çmim prej 2.6 milion eurosh, kjo çantëz Mouawad, e veshur me ar e diamant, nuk do ketë mundësi kurrë të fusë aq pasuri brenda.
-“Red Hot Fantasy Bra” nga “Victoria’s Secret” janë reçipetat më të shtrenjta në botë. 10.5 milionë euro kushtojnë këto copëza të veshura me rubinë tajlandezë.
-Vetëm 10 njerëz në botë kanë mundësi të kenë një parfum “Imperial Majesty” të Clive Christian. Parfumi luksoz me aromë pjeshke kushton 200 mijë euro.
-Vetëm tre copë Bugatti 57SC janë prodhuar në vitin 1963. Nuk është çudi që një model i tillë kushton 28 milion euro.
-Në kopsa ka diamantë, materiali është nga pambuku egjiptian- kjo këmishë shitet nga prodhuesi suedez Eton për 30 mijë euro.
-Sandalet e dekoruara me gurë të rrallë nga Stuart Wietzman kushtojnë 1.4 milion euro.