Lojtarët e Kombëtares janë nënshkruar në një dokument gjigant për të aplikuar për pasaporta diplomatike. I pari që nënshkroi ishte kapiteni Lorik Cana, ndërsa pas tij përzgjedhësi Gianni de Biasi. Të gjithë lojtarët nënshkruar një nga një në dokument, ndërsa nënshkrimi më i veçantë ishte i Ansi Agollit. Në një foto të bërë publike nga Armando Sadiku, shihet edhe nënshkrimi i Agollit.