Armando Sadiku mund të kishte qenë pjesë e Kievos në Serinë A. Gazeta italiane "Corriere di Verona" ka zbuluar prapaskenat e një akordi që nuk e finalizua kurrë mes palëve, në vitin 2009.
Gazeta ka sqaruar se në atë vit, Sadiku ishte për dy muaj në provë te Kievo dhe se ekzistonte dëshira për të mbajtur sulmuesin shqiptar, i cili shkroi historinë me golin e parë kuqezi në Europian.
Megjithatë, klubi i kishte të zëna të gjitha vendet për futbollistë që nuk i përkisnin Komunitetit Europian dhe si rrjedhojë vendosi që të hiqte dorë nga lojtari shqiptar.
Tashmë për Sadikun janë hapur dyert e futbollit të rëndësishëm, pasi shumë klube të njohura kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij, gjithmonë nëse Zyrihu do ta lërë të largohet.