Kina 15 mln dollare qeverise shqiptare

Kina, 1,5 mln dollare qeverise shqiptare

Një marrëveshje bashkëpunimi në vlerën e 1.5 milionë dollarëve u nënshkrua sot ndërmjet qeverisë kineze dhe asaj shqiptare, që do t'i hapë rrugën lidhjes së marrëveshjeve të financimit të projekteve konkrete për të cilat të dy palët do të bien dakord në vijim.

Në deklaratën për mediat dhënë pas firmosjes së marrëveshjes, ministri Arben Ahmetaj shprehu mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen e dhënë nga qeveria kineze dhe theksoi faktin se, mes dy vendeve ka shumë potencial të pashfrytëzuar, qoftë në termat e shkëmbimit tregtar, ashtu edhe në terma të investimeve direkte nga Kina.

“Sigurisht që Kina mbetet një partner i rëndësishëm tregtar për Shqipërinë, me një volum shkëmbimesh që arriti vlerën rreth 427 milionë dollarëve në vitin 2014. Janë rreth 95 ndërmarrje kineze që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, kryesisht në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, shfrytëzimin e mineraleve etj”, u shpreh Ahmetaj.

Nga ana e saj, ambasadorja  e Kinës në Shqipëri, Jian Yu vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa shprehu interesin e qeverisë kineze për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërisë dhe Kinës. Ajo shprehu besimin që në të ardhmen, dy qeveritë të bashkëpunojnë më së miri në tre drejtime:

“Së pari, duhet të bashkojmë strategjitë e zhvillimit, së dyti duhet të bashkojmë kërkesën aktuale dhe avantazhin e vet, së treti duhet të bashkojmë modelin e bashkëpunimit. Mezi pres bashkëpunim shumë të ngushtë me z. Kryeministër”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama