“Kina po e vendos veten në një vend shumë të rëndësishëm mes grupit të shteteve kryesore të eksportimit të armëve, me një numër gjithnjë e në rritje të shteteve blerëse”, shprehet në një deklaratë drejtori i SIPRI në Programin e Transferimit të Armëve.
Zhvendosjet e përshkruara nga SIPRI e shënojnë Kinën për herë të parë si pjesë e listës “Top 5” të eksportuesve të armëve, që nga Lufta e Ftohtë e vitit 1986-1990. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Hong Lei, u shpreh në lidhje me raportin e SIPRI, se Kina ishte një eksportuese e përgjegjshme armësh dhe se i përmbahej në mënyrë strikte ligjeve ndërkombëtare.
“Për sa i përket eksportit të armëve, Kina ka tri parime kryesore. Së pari, favorizon nevojat e justifikuara për vetëmbrojtje të shteteve blerëse. Së dyti, nuk dëmton paqen, sigurinë dhe stabilitetin kombëtar dhe ndërkombëtar. Së treti, Kina nuk përfshihet në punët e brendshme të shteteve të tjera”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.
Aktualisht superfuqia e dytë ekonomike në botë, rritja e Kinës ka ardhur me një kuptim të ri të influencës ushtarake dhe me një buxhet në rritje për të zhvilluar pajisjet moderne siç janë aeroplanmbajtëset dhe aeroplanët me pilot të telekomanduar. Në shfaqjen ajrore Zhuhai në Kinën Jugore në nëntor, u ekspozuan për herë të parë në publik helikopterët, raketat e sulmit kinez, aeroplanët pa pilot dhe mbrojtëset ajrore kineze. SIPRI ruan të dhëna në lidhje me transferimet ndërkombëtare të armëve dhe gjurmon eksportet e armëve që prej vitit 1950.
“Pakistani – i cili llogaritet të pranojë rreth 55 për qind të eksporteve kineze – mendohet se do të vazhdojë të mbetet blerësi më i madh i armëve kineze edhe gjatë viteve të ardhshme falë porosive që bën për avionë luftarakë, nëndetëse dhe fregata”, nënvijëzon SIPRI.
Mainwmar, një shtet që kufizohet nga Kina, Tailanda, Laosi, Banglandeshi dhe India dhe që konsiderohet nga SHBA-ja si një ndihmëse kundër ndikimit të Pekinit në vend, është blerësja e 8 për qind të armëve të eksportuara. Bangladeshi pranon 7 për qind të armëve, ndërsa Algjeria, Venezuela dhe Maroku blejnë nga Kina që prej shtatë vjetësh fregata, aeroplanë luftarakë dhe automobila të armatosur. Kina nuk lëshon të dhëna në lidhje me shifrat e armëve të shitura prej saj. Gjermania dhe Franca radhiten në vendin e tretë dhe të katërt në listën e blerësve të Kinës. Ushtritë perëndimore nuk importojnë armë kineze që prej shtypjes së protestuesve që kërkonin demokracinë e Kinës në vitin 1989.