Kina interes per portin e Shengjinit delegacioni kinez Nje projekt per qeverine

Kina interes per portin e Shengjinit, delegacioni kinez: Nje projekt per qeverine

Porti i Shengjinit do te vihet ne dispozicion te kinezeve, edhe pse nga qeveria meparshme ishte deklaruar se ky port do te jete per Kosoven. Kjo porte detare ne veri te vendit eshte vizituar nga nje delegacion i Ministrise se Tregtise ne Kine, te cilet shoqeroheshin nga zevendes.Ministrja e Ekonomise, Brunilda Paskali dhe drejtori i portit Gjovalin Tusha.

Ata jane njohur me kapacitetin aktual dhe mundesite e zhvillimit te tij. Gjate vizites ne portin e Shengjinit, pala kineze eshte njohur edhe me projektin madhor te Europort Shengjin, duke u prezantuar edhe diapazonin final ne perfundim te tij.

Zevendes.drejtori i pergjithshem i Departamentit europian ne Ministrine e Tregtise se Kines, Xu Xiaofeng, ka deklaruar se projekti mbi portin e shengjinit do ti prezantohet qeverise dhe investitoreve kineze, qe te shohin mundesite e investimeve ne kete porte detare.

Ndjekja e investitoreve te huaj per te realizuar kete objektiv eshte nje synim i Ministrise se Ekonomise shqiptare, por per zevendes.Ministren e Ekonomise, Brunilda Paskali, kjo eshte edhe pjese e protokollit te marrëveshjes ekonomike te firmosur nga ana e dy qeverive.

Porti i Shengjinit nga qeveria Berisha ishte premtuar se do te vihej ne dispozicion te qeverise se Kosoves, por mesa duket tashme projekti per te ka ndryshuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama