Kine-Europa Qendrore Lindore forcim i partneritetit bashkepunimit ekonomik dhe dialogut politik

rama6TIRANE, 25 Nëntor/ATSH/- Në fokus të punimeve në Samitit Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore në Suzhou të Kinës, ishte forcimi i bashkëpunimit me përfitim reciprok mes 16 vendeve të EQL dhe Kinës, në përpjekjet e përbashkëta për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook",. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë samit thekson se "në vitin e tyre të 66, marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, janë në një moment mjaft pozitiv dhe po forcohen në drejtime të reja; Nisma 16+1 si edhe ajo Belt and Road, janë dy platforma të tjera që i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të këtyre marëdhënieve, sidomos në aspektin ekonomik. Gjithashtu, binjakëzimi i qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, jo vetëm do të shtrojë më tej rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit, por do të çelë një fazë të re në rritjen e investimeve ku moment me rëndësi të veçantë përbën ndërtimi i Zonës Ekonomike me Parkun Industrial të Spitallës".rama5

Në fjalën e tij ditën e djeshme në samit, Kryeministri Rama siguroi se qeveria shqiptare do të mbështesë dhe do të angazhohet për të përmirësuar më tej cilësinë dhe efikasitetin e këtij partneriteti.

rama4Kryeministri vlerësoi se Axhenda e aprovuar nga ky Samit do të shërbejë si udhërrëfyes për bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen. Kryeministri theksoi se është i nevojshëm identifikimi i perspektivave të reja ndërmjet 16+1, për të përkufizuar më mirë marrëveshjen shumëpalëshe midis Kinës, Europës dhe vendeve qendrore e lindore europiane.

Kryeministri vlerësoi se rezultatet dhe rekomandimet e Samitit janë një hap domethënës përpara për inkurajimin e një bashkëpunimi sa më të ngushtë e të frytshëm mes vendeve. "Besoj se rezultatet dhe rekomandimet e samitit janë një hap domethënës përpara për realizimin e qëllimeve të nismës dhe besoj se aksionet e ndërmarra dhe të planifikuara inkurajojnë një bashkëpunim më të ngushtë dhe e bëjnë më të lehtë për ne për të punuar së bashku për të mirën e komuniteteve tona."rama3

Sipas njoftimit zyrtar të kryeministrisë, në takim do të miratohen dy dokumente, të cilat do të ndërtojnë një platformë bashkëpunimi në fusha të ndryshme si dhe do të planifikojnë mekanizmat e bashkëpunimit.

- Agjenda Afat Mesme (MTA) për Bashkëpunim

- Udhëzuesi i Suzhout.

Qëllimi i këtij Samiti që po mbahet në Repubikën Popullore të Kinës, synon që vendet e përfshira në të:

- do përmirësojnë infrastrukturën e rajonit dhe ndërtojnë një rrjet të sigurt dhe efikas të rrugëve tokësore, detare dhe ajrore,

Rama ne Kine- do të thellojnë besimin politik dhe përmirësojnë bashkëpunimin midis tyre në një nivel më të lartë,

- mbajnë lidhje më të ngushta ekonomike, rritin shkëmbimet tregtare dhe lehtësojnë investimet,

- do të krijojnë një rrjet të zonave të tregtisë së lirë me standarde të larta,

- zgjerojnë shkëmbimet kulturore dhe njohin qytetërime të ndryshme për të mësuar nga njëri-tjetri,

- promovojnë mirëkuptimin e ndërsjellët, paqen dhe miqësinë midis njerëzve të të gjitha vendeve.

Tradita e këtij takimi nisi në Varshavë, në vitin 2012 dhe më pas vijoi me takimet në Bukuresht dhe Beograd, duke zgjeruar gjithnjë e më shumë platformën për bashkëpunim. /a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama