Kine Shenjat e Armagedon skuqen ujerat

Kine: 'Shenjat e Armagedon', skuqen ujerat
Një lumë në Kinë ka marrë ngjyrë të kuqe, duke befasuar të gjithë banorët rreth tij dhe duke nxitur autoritetet të nisin një hetim të hollësishëm. Sapo lajmi është përhapur, shumë njerëz kanë kujtuar fundin e botës, ku në Bibël, kapitulli 16, thuhet se një nga shenjat që Armagedon (fundi i botës) është afër, do të jetë kur një engjëll të derdhë një tas në ujërat e lumenjve, duke i kthyer në gjak. Lumi Jangtze, i cili kalon përmes qytetit Çonging në Kinën Jugperëndimore, ka marrë që të enjten një ngjyrë të kuqe në të portokalltë. Ngjyra ka nisur të përhapet edhe në lumenjtë e tjerë që takohen me të.

Një nga peshkatarët e zonës doli për peshkimin, pa e prishur terezinë. Të tjerë mblidhnin ujë me shishe plastike. Shkaku mbetet ende të përcaktohet. Kjo nuk është hera  e parë që një lumë bëhet i kuq në Kinë. Në dhjetor lumi Jian në provincën Henan u bë i kuq, pasi dy fabrika afër tij kishin hedhur ilegalisht ngjyruesit e papërdorshëm. Fabrikat u mbyllën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama