Duket se i përkasin një race të panjohur njerëzore fosilet e gjetura kohët e fundit në dy shpella në jugperëndim të Kinës. Mbetjet e gjetura flasin për qenie që kanë jetuar rreth 14 500 deri 11 500 vjet më parë dhe kanë pasur karakteristika të ndryshme nga ato që janë zbuluar deri tani. Sipas studiuesve, mbetjet paqyrojnë një përzierje të karakeristikave anatomike modern me ato primitive. Zbulimi që mund të hapë një faqe të re të evolucionit njerëzor është kryer nga një grup studiuesish të një universiteti australian dhe është publikuar në revistën “Plos One”.