Një restorant në Kinë iu ofron një shërbim të ri klientëve. Atje ata kanë rastin të thyejnë pjata dhe gota sa të duan. Restoranti "Dark" në Pekin ka lënë mënjanë tri dhoma ku darkuesit mund të çlirojnë stresin. "Kemi pikturuar dy shënjestra në formë njeriu në mur", thotë i zoti, dhe klientët mund t'i imagjinojnë ata si njerëzit më të urryer". Vetëm darkuesit, fatura e të cilëve është 50 jen, kualifikohen për ta përdorur këtë shërbim. "Secila pjatë kushton 10 jen, por ka dhe sende të tjera të thyeshme që kushtojnë 200 jen", shpjegon kamerieri. "Kemi gjithashtu edhe magnetofona, por asnjë nga klientët nuk i ka kërkuar", shton ai.
Marre nga : Gazeta TiranaObserver