Doktoret i kerkuan ne ate kohe nje shifer per 100 paundesh per ta hequr ate, por gruaja u largua pa iu nenshtruar nderhyrjes. "Ishte nje shume e madhe per mua ne ate kohe. Shifra ishte stratosferike per familjen time, ndaj thjesht u largova dhe e injorova \'problemin\'", u shpreh 92-vjecarja. Sekreti "doli sheshit", kur e moshuara ankohej shpesh per dhimbje stomaku dhe u shtrua ne spital per te bere nje skaner. "Nuk arritja t\'u besoja syve. Gruaja 92-vjecare kishte nje femije ne barkun e saj", tha doktori qe vizitoi pacienten. Ai shtoi se ka me shume se 40 vjet qe punon ne kete profesion, po ky ishte rasti i pare i ketij lloji qe kishte hasur ndonjehere. Tani mjeket, me ane te testeve, po shohin nese Huang ka nevoje per nje operacion per te hequr femijen e saj, kurre te palindur. Por mjeket jane te cuditur me faktin se si nje krijese e vdekur ka qendruar kaq gjate nje trupin e nje gruaje pa shkaktuar asnje problem tek ajo.