Kinema dhe shije ballkanike ne Pogradec

Kinema dhe shije ballkanike ne Pogradec
Filma, shije dhe kulture ballkanike gjate nje jave ne Pogradec. Ky qytet do te prese te parin edicion te Festivalit te Filmit Ballkanik dhe Kulinarise qe organizohet nga data 29 gusht deri me 4 shtator.

Kinemaja e qytetit do te jete e hapur, falas per te gjithe ata qe duan te njohin me shume fqinjet permes artit te shtate. Ky festival vjen si konkretizim i idese qe lindi muaj me pare mes regjisorit Eno Milkani dhe gazetarit Fatos Baxhaku.

“Para nje viti kam qene i ftuar ne nje festival te ngjashem ne Rumani. Ishte shume i vogel, intim dhe ne fund nuk u ndane as çmime. Sherbeu si nje takim i njerezve te filmit nga vende te ndryshme te Ballkanit, ku per nje jave u gjenden bashke buze lumit Danub 400 kilometra larg Bukureshtit. Mes shfaqjeve te filmave prezantoheshin gatime tradicionale te ketyre shteteve. Kur u ktheva, u tregova miqve te mi per kete aktivitet duke menduar se do te ishte mire qe nje i tille te organizohej edhe ne Shqiperi. Duke e zhvilluar idene, besuam se nje vend me te mire se Pogradeci nuk mund te kishte me liqenin afer. Meqenese me Fatos Baxhakun do te realizonim nje dokumentar ne Pogradec, folem me kryetarin e bashkise, Artan Shkembi, te cilit i pelqeu kjo ide dhe e mendoi te realizueshem kete festival. Kjo na ngacmoi t’i viheshim me tej punes, te hartonim nje program, te ftonim te njohur, por edhe te tjere per te qene ne juri e ne kete menyre, per te njohur me mire njeri-tjetrin”, thote Eno Milkani.

Ne fakt eshte nje program me mbi 60 filma te shkurter dhe artistike nga nente vende si Shqiperia, Kosova, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Greqia. President i festivalit, Esad Musliu.

Milkani tregon se krijuan kontakte me ambasadat, ne menyre qe çdo shtet te sillte produktin e tij me te mire per t’u perfaqesuar, por duke qene se nje pjese e ambasadave nuk jane pergjigjur, paketat e filmave jane perzgjedhur permes njohjeve dhe kontakteve personale.

Eno tregon se ambasada kroate eshte treguar shume e gatshme per kete aktivitet, duke u lidhur me Qendren e Filmit, te cilet derguan kopje te filmave origjinale. “Tashme eshte kompletuar harta ballkanike e filmave. Çdo dite do te kete shfaqje te nje shteti ballkanik ose te dy shteteve bashke. Jane filma interesante qe perfaqesojne kulturen e vendit nga vijne. Ky ka qene nje nga kriteret e vendosura kur kerkuam nje pakete filmash per çdo vend. Festivali nuk merr persiper te ndryshoje kursin e historise, por te njohim me mire njeri-tjetrin”, shprehet Milkani. Mes filmave qe do te shfaqen do te kete eksperimentale, dokumentare, te animuar, por edhe artistik.

Ceremonia e çeljes do te organizohet mbremjen e dates 29 gusht, me projeksionin e filmit “Maya” te regjisorit Pluton Vasi. Ne konkurrim, perveç disa filmave te shkurter, nga Shqiperia eshte zgjedhur “Amnistia” i regjisorit Bujar Alimani, nje film qe i vendos ngjarjet mes Pogradecit dhe Tiranes.

Sipas Milkanit, programi parashikon edhe filma te tjere qe sjellin histori shqiptare, siç eshte “Pertej liqenit” i regjisorit Antonio Mitrikeski, i cili e merr fillin nga nje dashuri mes nje maqedonasi dhe nje shqiptareje, nje lidhje qe do te pasoje shume peripeci, apo filma te tjere me tematike sociale siç jane nje grup filmash eksperimentale nga Greqia.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama