Në vitin 1928, korrespondenti i gazetës amerikane, “Nju Jork Tajms” shkruante se shumë nga njerëzit e moshuar të lagjes së tij, e njihnin atë qëkur ishin fëmijë dhe që prej atëherë ai kishte qenë një burrë i rritur.
Pasi bëri 10 vite shkollë, ai nisi të mblidhet bimë mjekësore. Pasi mori eksperiencë në këtë drejtim, “Nju Jork Tajms” shkruan se shiti për 100 vite bimë mjekësore. Kina është një nga vendet ku rriten shumë bimë “çudibërëse”, të cilat rriten kryesisht në lartësi shumë të mëdha.
Rreth viteve 1930, profesori Wu Ching-Chien nga Universiteti i Chengdu duke kërkuar për historinë e tij gjeti një dokument të vitit 1827, ku qeveria i uronte atij 150-vjetorin e lindjes ndërsa një tjetër dokument i vitit 1877, i uronte atij 200-vjetorin.
Rekordin për jetëgjatësinë zyrtarisht e mban francezi, Jeanne Calment, që ka jetuar 122 vite e 164 ditë. Shteti kinez ka referuar për Li por kjo është në investigim e sipër.
Sekreti i jetëgjatësisë
Nuk dihet nëse sekreti i jetëgjatësisë së tij, ka lidhje me bimët “çudibërëse”. Për zbulimin e sekretit, një ditë perandori i Kinës, Pei Wu-Fu udhëtojë për në shtëpinë e tij, për ta pyetur. Për këtë ai i ishte përgjigjur: “Mbaje zemrën të qetë, siç bën breshka…, ec si një pinguin i lumtur dhe fli si një qen”.
Pasi iu bashkua ushtrisë kineze në moshën 71-vjeçare ai tregoi se sekreti i jetëgjatësisë ishin ushtrimet e përditshme, që i bënte në mënyrë të rregullt, korrekte dhe me sinqeritet – për 120 vite.
Jeta
Që prej moshës 10-vjeçare ai nisi të mbledhë bar mjekësor në vargmale dhe nisi të mësonte mbi metodat për të jetuar sa më gjatë duke u ushqyer me dietë barishtesh dhe verë orizi. Ai jetoi në këtë mënyrë për 40 vjet.
Në vitin 1927, Li Ching Yuen u ftua nga gjenerali Yang Sen për ta vizituar, kohë kur u fiksuar edhe portreti i tij i famshëm. Disa miq të tij kanë thënë se fjalët e fundit ishin: “Kam bërë çdo gjë që duhet të bëja në këtë botë. Tani më duhet të shkoj në shtëpi”. Pas vdekjes së tij, gjenerali Yang Sen hetoi mbi të vërtetën e tij dhe moshën dhe për këtë publikoi një raport për gjetjet.