Nuk mbeten më pas meshkujt në këtë vorbull endërrimesh: lejojnë bisturinë në trup apo fytyrë për të qenë një kopje e Brad Pitt dhe George Clooney.
Në gjithë këtë ‘luftë’ drejt bukurisë ka një skenë klasike, sipas kirurgëve. Pacienti që prezantohet tek mjeku, nxjerr pak i ndrojtur foton e VIP-it që do t’i ngjajë.
Specialistët e Isaps konfirmojnë: në proces e sipër ndodhin edhe ndryshime. Për gjoksin, përshembull bie disi miti i Pamela Anderson e njohur në serialin \'Baywatch\', pasi kërkesat më të shumta për imitim vijnë për Gisele Bundchen, ndërsa adoleshentet amerikane vazhdojnë të humbin mendjen për Britney Spears.
Viktima të fytyrave të Hollyëoodit edhe në Itali. "Edhe në Itali Angelina Jolie e Brad Pitt janë më të zgjedhurit për modele referimi”- shpjegon Gianluca Campiglio, kirurg milanez dhe pjesë e Isaps. Por ai nënvizon se ka shumë që vazhdojnë të tërhiqen nga ata që janë konsideruar bukuria klasike si Sophia Loren, Liz Taylor ose Catherine Deneuve. Ai për këtë, numëron shumë nga ikonat e televizioneve italiane.
Sipas tij, meshkujt kanë dobësi ngjashmërinë me Raul Bova, por në pozicionim të mirë janë edhe Alessandro Preziosi dhe trupi i Ëalter Nudos.
Ka nga ata që kur vijnë në klinika mbajnë në dorë foton e atij që nuk duan t’i ngjajnë. Shumë femra që duan të rrisin artificialisht gjoksin, kujtojnë se nuk duan absolutisht ta ekzagjerojnë si Pamela Anderson. “Është mëkat në fakt, që ne punojmë me pacientin, duke e bërë atë të ngjashëm me idhullin e tij. Ndaj kirurgët duhet të këshillojnë drejt në këtë rast. VIP-at duhet t’i pëlqejnë të gjithëve, ndërkohë që neve vetë, duhet së pari të na pëlqejë dhe të duam veten”- përfudnon ai.