Kisha Ortodokse distancohet nga Irinej Ishte deklarate personale

Kisha Ortodokse distancohet nga Irinej: Ishte deklarate personale

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse pohon se deklarata nuk ndodhi gjatë shenjtërimit të Katedrales, por në një televizion privat. Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Thoma Dhimo e cilësoi deklaratë personale atë të mysafirit nga Serbia, duke u distancuar prej tij. Në një intervistë për “A1 Report”, Dhimo komentoi qëndrimin e Kishës për Irinejn, por edhe mungesën e Ramës në drekën zyrtare të mbajtur me rastin e shenjtërimit të Kishës.

A jeni në dijeni të deklaratës së patriarkut serb Irinej se, Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, a keni ndonjë koment për këtë?

“Unë mund të flas vetëm për pjesën që ka të bëjë me shenjtërimin e Katedrales. Kjo nuk është një deklaratë e tillë që ka të bëjë me shenjtërimin e Katedrales. Ka qenë një intervistë e tij në “Top Channel”, për të cilën ju mund të merrni intervistën dhe ta komentoni.

E kuptoj zoti Dhima, por patriarku serb është ftuar nga Kisha Ortodokse Shqiptare?

Shiko, ishin të ftuar të gjithë kryetarët e kishave ortodokse, nuk ishte ftuar vetëm patriarku serb, ai është një nga kryetarët e kishave ortodokse.Në njëfarë mënyre, për deklaratat që kanë ngjallur shumë reagim kush mban përgjegjësi?Është një deklaratë e tij personale në një televizion… Kisha ka patur një aktivitet, në të cilin çdo gjë ka shkuar në rregull në praninë e autoriteteve të shtetit, pa asnjëlloj problemi.

Zoti Dhimo, në momentin që kjo deklaratë është bërë, cili është qëndrimi juaj, e mbështesni, nuk e mbështesni, çfarë keni për të thënë?

Unë jam shqiptar dhe kam një pozicion personal si shqiptar në këtë gjë, por unë kam dhe një pozicion zyrtar, për të cilin mund të përgjigjem për aktivitetin që u zhvillua dhe nuk mund të futem në gjëra që nuk kanë të bëjnë me këtë aktivitet.

Kryeministri Rama ka munguar në darkën e mbrëmshme të Kishës Ortodokse, ka qenë ky një qëndrim ndaj kësaj deklarate, cilat janë informatat që ju keni?

Darka ishte diçka që ishte plotësuese e shenjtërimit, kryeministri Rama erdhi dhe nderoi shenjtërimin me gjithë bashkëshorten dhe ne e falenderojmë për ardhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë shenjtërim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama