Quhet Carlizina Jolectron dhe është aktore e famshme, shumë e famshme. Nuk e besoni? Shikojeni me vëmendje dhe do të gjeni tiparet e tre diveve.
Është secila perfekte në natyrën e saj. Njëra me pamje engjëlli, tjetra me buzë mishtore e joshëse, tjetra provokuese, e parezistueshme. Quhen Charlize Theron (32 vjeç), Angelina Jolie (32 vjeç) dhe Carmen Electra (35 vjeç): tre ikona bukurie të pashtershme hollivudiane, në fakt jo vetëm hollivudiane.Po a e keni menduar ndonjëherë se ç’mund të dilte nga një miksim i të trejave? Sikur tiparet me famë botërore të shkriheshin në një të vetme? Përfundimi është ky. Një portret femre që shkrin në një të vetme tiparet e tre yjeve.
Madje, kësaj gruaje virtuale i është vënë edhe një emër: Carlizina Jolectron. Përderisa janë shkrirë tiparet, sigurisht që do miksoheshin edhe emrat. Sipas atyre që e kanë krijuar, kjo do të ishte me siguri sinteza perfekte e tre aktoreve të bukura.
Tentativë vërtet e bukur, e megjithatë, perfeksioni i Carlizina-s është imagjinar, ireal dhe aspak i krahasueshëm me bukurinë e mahnitshme të Angelina & co. Nuk mendoni dhe ju kështu?
Nga : Revista Jeta