Italia u kualifikua për 1/8 e kampionatit Europian që po zhvillohet në Francë, pas fitores që arriti këtë të premte me rezultatin 1-0 ndaj Suedisë.
Pas fitores trajneri Antonio Konte tha se kjo është përgjigjja për të gjithë ata që nuk e imagjinonin Italinë të kualifikuar.
"Kush e imagjinonte që pas dy ndeshjeve të para Italia të kualifikohej? Kjo është përgjigjja. Pashë pak ankth tek djemtë sidomos në pjesën e parë, por e kaluara nuk mund të harrohet, sidomos nëse djeg, si ai i dy viteve më parë në Barzil",-tha trajneri i Italisë.
Duke folur për mënyrën se si u zhvillua ndeshja, Konte theksoi se futbollistët e tij u treguan të kujdesshëm në fushë duke mos i lënë hapësira Suedisë. Ai shtoi se edhe rastin më të pastër për gol e krijuan lojtarët e tij, kur goditën shtyllën në minutën e 82´ të pjesës së dytë.
Me këtë rezultat Italia udhëheq Grupin E me 6 pikë, ndërsa në vend të dytë vjen Suedia me 1 pikë, e ndjekur nga Republika e Irlandës.