Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias përfundoi të martën vizitën historike 3-ditore në Shqipëri. Takimi i fundit i tij ishte me minoritetin grek në qarkun e Gjirokastrës. Papulias premtoi se po bëhen përpjekje nga ministrat grekë për rikthimin e pensioneve për minoritarët. Duke iu referuar takimeve me liderët shqiptarë në Tiranë, presidenti grek tha se “rinisja e marrëdhënieve dhe intensifikimi i bashkëpunimit Greqi-Shqipëri” nxjerr të fituar minoritetin grek pikë së pari dhe tensionet mes dy vendeve janë pikërisht ata që vuajnë dhe pasojat.
Minoritarët e Gjirokastrës e pritën Papuliasin me muzikë dhe kërcime tradicionale. Ndërsa kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime e prit me fjalët më të mira dhe me vendosjen e flamurit grek në kështjellën e qytetit. Sipas banorëve, kjo gjë nuk ndodhet prej vitit 1940. Para kthimit në Greqi, Papulias ka garantuar minoritarët se vendi i tyre do të jetë gjithmonë krah tyre.