Bayreuth-i është kthyer në një institucion kombëtar
”Historia e Bayreuth-it është një pjesë e historisë gjermane. Gabimet e tij kanë qenë gabimet e kombit gjerman. Dhe kështu Bayreuth-i është kthyer në një institucion kombëtar, në të cilin ne mund të njohim veten. Kapitujt e errët të historisë gjermane dhe të historisë së Bayreuth-it nuk mund t´i fshijmë thjesht kështu.”
Ish presidenti gjerman Walter Scheel pat gjetur fjalët e duhura në fjalimin e tij brilant në festimin e njëqind vjetorit të Bayreuth-it, me 23. korrik 1976. Në këto kapituj të errët të historisë së Bayreuth-it bën pjesë para së gjithash roli, që ka luajtur ky vend gjatë Rajhut të tretë. Gazetari britanik Jonathan Carr e paraqet këtë kapitull si më kryesorin në librin e tij prej 500 faqesh mbi familjen Wagner. Ai nuk kalon as të kaluarën naziste të Wieland Wagnerit të fshehur me aq këmbëngulje pas 1945-ës. Gjë që Brigitte Hamann e ka zbuluar dhe thënë qartë që në librin e saj të publikuar para gjashtë vjetësh, për nipin e Wagner-it dhe nënën e tij.
Makutëria, xhelozia, grindjet ja kalojnë edhe klanit Dallas
Me të drejtë Jonathan Carr shkruan se luftërat familjare për pushtet të klanit Wagner, “makutëria, xhelozia grindjet dhe zënkat” ia kalojnë edhe klanit “Denver, apo Dallas". Për këtë arsye interesi publik për komedinë e vjetër të klanit të Bajrojtit Bayreuth vazhdon të mbetet i madh dhe mban me gojë hapur opinion, që prej vdekjes së Richard Wagnerit në vitin 1883. Jonathan Carr i kushton thuajse një të tretën e librit babait të klanit, Richard Wagnerit. Sikur të mos ishte shkruar mjaft për të. Por kjo është më e mira në libër. Ashtu si edhe përshkrimet e të dëbuarve dhe të nxjerrurve jashtë familjes Wagner, qofshin fëmijë apo nipa të Richardit. Paraqitja, që i bën Carr-i brezit të stërnipave të Richard Wagnerit, është e dobët. Sidomos Nike Wagner, vajza e zgjuar e Wieland Wagnerit, Eva Wagner-Pasquier, vajza e Wolfgangut nga martesa e parë dhe Katharina Wagner, vajza e tij nga martesa e dytë, paraqesin sot shumë interes, por zënë shumë pak vend në këtë libër. Këto dy të fundit duan të bëhen që këtë vit së bashku trashëgimtaret e babait të tyre gati 89-vjeçar Wolfgang si drejtuese të festivalit.
Që atëherë kompozitori dhe dirigjenti i Wagnerit Richard Strauss i cilësonte Bayreuth-in në një letër drejtuar gruas së tij Pauline si “stalla më e keqe e derrave”. Edhe Nike Wagner, që polemizonte gjithnjë kundër familjes së "xhaxhait të keq" Wolfgang kërkoi para pak kohe: ”Larg nga pasardhësit e dinastisë!”
Por që prej vitesh drejtuesja e festivalit të Vajmarit e ka cilësuar bandën familjare Wagner si “klani i atrideve” “në të cilin baballarët kastrojnë djemtë dhe mamatë i mbysin ata nga dashuria …dhe ku një stërnip i ha tjetrit mëlçinë." Kush merret nga afër me klanin Wagner e konstaton këtë pohim. Jonathan Carr shkruan në faqen 10 të librit të tij, se nuk është bërë asnjë përpjekje serioze për të rrëfyer historinë e familjes Wagner. Kjo nuk është e vertetë. Në vitin 2005 historiania Hamann ka botuar një monografi jo të trashë, por shumë të saktë, konkrete, me burime informative për “familjen Wagner”, që lë shumë më pak çështje të hapura, se sa saga e Jonathan Carrit, e cila nga figurat e shumta e humbet nganjëherë fillin. Jonathan Carr në librin e tij injoron edhe literaturën e rëndësishme për Wagnerin. Më interesante janë rrëfimet e Carrit për prirjet kriminale të fisit Wagner, nisur nga Richardi deri te Wielandi, i cili pas vitit 1945 u zhduk si hajdut me autografët e Wagner-it, për t´i shpëtuar denazifikimit në Bayreuth dhe për t´i kthyer partiturat e çmueshme origjinale të Wagnerit në monedha ari.
”Besoj, se rasti i Bayreuth- it është ndryshe nga i i të gjitha festivaleve të tjera.”
Për këtë Wieland Wagner ka padyshim të drejtë! Historia e klanit të familjes nga Bayreuthi e verteton këtë. Por libri i Jonathan Carr nuk është krejt aktual sepse lë jashtë acarimin e luftës së klanit të Wagnerit brenda muajve të fundit. Një kapitull i ri në historinë e Bayreuthit dhe të klanit Wagner pritet që ketë vit, pas dorëheqjes të Wolfgang Wagnerit si drejtues i festivalit.
Dieter David Scholz DW