UEFA ka bërë zyrtar emrin e gjyqtarit që do të drejtojë finalen e Euro 2016 dhe ashtu siç pritej, "bilbili" i kësaj sfide është caktuar anglezi Mark Klatenburg.
Për gjyqtarin në fjalë, ky është viti perfekt, pasi pak më shumë se një muaj më parë, ai ishte protagonist edhe në drejtimin e finales së Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid. Në sfidën finale të Euro 2016 mes Francës dhe Portugalisë, ai do të takohet përsëri me shumë nga protagonistët e asaj ndeshjeje.
Në finalen e majit, ai akordoi një penallti në minutat e fundit në favor të Atletikos, pas një faulli të portugezit Pepe kundër Torres, ndërsa francezi Griezman gaboi gjuajtjen e tij nga pika e bardhë.
Për 41 vjeçarin, kjo do të jetë ndeshja e katërt në Europian, pasi në këtë edicion ka drejtuar edhe Belgjikë-Itali 02, Republika Çeke-Kroaci 2-2 dhe Zvicër-Polonia 1-1 (fitoi Polonia me penallti).